Eliminimi i Dj Dagz nga shtëpia e 'Big Brother Vip' ka sjellë shumë dinamika brenda shtëpisë më të famshme të momentit. Për largimin e Dagz, ka reaguar edhe miku i tij më i mirë, Dj PM. Ky i fundit është shprehur krenar për shokun e tij përmes një postimi në Instastory edhe pse ishte përfolur për hatërmbetje mes shokëve.
“Proud with you bro. Tash osht koha #ItsPMandDagz. I love you bro, deri n’vdekje bashke”- ka shkruar ai teksa ka publikuar një foto të tyre duke u përqafuar gjatë hyrjes surprizë të PM në shtëpi.
Tashmë, është e qartë se edhe pse u përfol për një hatërmbetje të mundshme të PM-it për faktin se Dagz u rikthye në lojë pa të, duket se të dy Dj-t janë më afër njeri-tjetrit se kurrë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/61e7e74c7142apostimi.JPG)
Postimi i Dj PM në Instagram
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)