Haxhinasto: Me fondet e rishikimit të buxhetit synohet infrastrukturë bashkëkohore
TIRANË, 25 Shtator/ATSH/.- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, theksoi sot në Kuvend se me mbështetjen e aktit normativ për rishikimin e buxhetit të 2014, do të garantojmë një rritje edhe më të dukshme vitin e ardhshëm duke sjellë një infrastrukturë të standardeve bashkëkohore në Shqipëri, duke i shërbyer më mirë qytetarëve të vendit. […]
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, theksoi sot në Kuvend se me mbështetjen e aktit normativ për rishikimin e buxhetit të 2014, do të garantojmë një rritje edhe më të dukshme vitin e ardhshëm duke sjellë një infrastrukturë të standardeve bashkëkohore në Shqipëri, duke i shërbyer më mirë qytetarëve të vendit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend lidhur me riishikimin e buxhetit të vitit 2014, ministri Haxhinasto tha se "në këtë rishikim të buxhetit, 5.3 miliardë lekë shkojnë për prioritetet e transportit rrugor, ku 4.4 miliard lekë janë fonde për vijueshmërinë e projekteve me intensitet të lartë, si rruga Kukës- Morinë, Plepa - Kavajë- Rrogozhinë, Qafë Thanë- Lin- Pogradec, Ura e Matit, Unaza e re e Tiranës, vijimi i rrugëss së Elbasanit, Rruga e Arbrit, rruga Lushnjë-Berat, Porto Romano- Durrës, Qukës- Qafë Plloç dhe shumë segmente të tjera".
Ministri Haxhinasto nenvizoi se "fondi i akorduar deri më sot për shlyerjen e borxheve të trashëguara është 9.2 miliardë lekë, që kanë shkuar për investime, shpenzime, por edhe punësime, gjë që ka patur ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e një marrëdhënie të normalizuar mes qeverisë dhe sektorit privat dhe ka krijuar klimën e nevojshme për të kërkuar dhe imponuar rritjen e cilësisë së punimeve".
Sipas tij, mirëmbajtja e rrugëve përbën një nga prioritetet kryesore të qeverisë.
"Janë 636 milionë lekë në zërin e mirëmbajtjes, duke sjellë ndryshime të dukshme, evidente në cilësinë e infrastrukturës dhe veçanrëisht në shërbimin që u ofrohet përdoruesve të rrugës", shtoi Haxhinasto. Objektiv tjetër i rëndësishëm, vijoi ai, eshtë jo vetëm përfundimi i veprave, por edhe sjellja e tyre ne standard, sepse ne realitetin tonë shumë nga veprat janë larg standardit të duhur që garanton cilësinë e shërbimit të nevojshëm.
Lidhur me sinjalistikën rrugore, Haxhinasto tha se "sinjalistika rrugore ka ndryshuar koncept e nuk është më në konceptin ekaluar si një zbukurim i rrugës, por element themelor i tij".
"Ky realokim do të krijojë mundësinë për të bërë studimin për zgjidhjen përfundimtare të problemeve që kemi në 105 pika të zeza, nyje të rrezikshme të infrastrukturës së vendit, gjë që do të rrisë më shumë trendin pozitiv që kemi në reduktimin e aksidenteve rrugore", tha Haxhinasto./ATSH/
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31
-
VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1
24 Nëntor, 19:31
-
Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi
24 Nëntor, 19:25
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor, 19:15
-
Renditja/ Keko mjafton kundër Laçit, Partizani rigjen kreun e Superligës! AF Elbasani dhe Tirana barazojnë 1-1, Egnatia fiton në Ballsh
24 Nëntor, 19:10
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor, 18:48
-
Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet
24 Nëntor, 18:30
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'
24 Nëntor, 18:17