Haxhinasto: Nisin punimet masive
tek rrugët, realizojmë projektet

TIRANE - Së shpejti do të përfundojë tenderimi i by pass-it të Vlorës; ka filluar realizimi i by pass-it të Fierit, do të realizohet një projekt në Portin e Vlorës, do të përfundojë procesi i tenderimit për segmentin Qafë Plloçë – Qukës”. Ditët që pasojnë do të ketë një rigjallërim të shpenzimeve kapitale nga buxheti në drejtim të akseve kryesore rrugore, deklaroi në një intervistë për median ditën e djeshme ministri i Transportit Edmond Haxhinasto.

Sipas tij, pengesë deri tani ka qenë fakti që nga qeveria e mëparshme është operuar me një shtrirje të jashtëzakonshme të investimeve, por në kushtet kur nuk ekzistonin paratë për t’i realizuar ato.

“Sot jemi përballë një situate, kur, jo vetëm kemi detyrime për pagesat e parealizuara, por kemi edhe detyrime për të mbaruar kontratat që kanë shkuar normalisht përtej fuqive reale që ka pasur buxheti i shtetit”, shtoi ministri. Sipas tij, qeveria ka një politikë tjetër, e cila do të përqendrohet në investime për realizimin e projekteve, duke u nisur nga ajo, se e rëndësishme nuk është që ndërtove një rrugë, por që në këtë rrugë të ofrohet shërbim sa më i mirë transporti.

“Zgjatja e investimeve në kohë përtej normales ka shkaktuar edhe një koeficient të lartë amortizimi, i cili përbën një kosto në vetvete, e cila duhet rikuperuar, pasi, pa mbyllur këto kosto, është e pamundur për të realizuar komplet veprën sipas standardeve teknike që ajo kërkon. Kthehen më pas edhe në burim aksidentesh, kemi një numër gjigant aksidentesh në periudhën e verës, kur vijnë edhe emigrantë të shumtë me makina nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë”.

Për këtë, theksoi kreu i Transporteve, është e rëndësishme që përfundimi i rrugëve të bëhet me gjithë standardet e domosdoshme, që janë vijëzimi, shinat mbrojtëse dhe sinjalistika. Haxhinasto ka paralajmëruar rinovimin e gjithë sinjalistikës dhe elementeve të sigurisë të aksit të rëndësishëm midis Durrësit dhe Sarandës, që është aksi më i frekuentuar gjatë periudhës së verës, që mendohet të përfundojë në kohë rekord.

Në autostradën Tiranë- Elbasan po ecet me ritme të kënaqshme, shtoi ai, duke thënë se aktualisht ka një përqëndrim shumë intensiv në segmentin e tretë - nga tuneli deri në Elbasan. Kjo duhet të përfundojë brenda muajit korrik dhe pastaj do të ketë një angazhim të plotë në lotin e parë të këtij segmenti rrugor, nga Tirana deri tek tuneli i Krrabës. 

Ministri ka shpjeguar se, sipas strategjisë për menaxhimin e rrugëve në të ardhmen, në ato segmente që paraqesin fizibilitet ekonomik do të vendoset pagesë për kalimin, në përputhje me nivelet e pagesave që ka rajoni.

Problematika vihen re së shumti në Rrugën e Kombit, e cila ende nuk konsiderohet si e përfunduar; ajo kërkon investime kapitale për zgjerimin, rregullimin e skarpateve, përmirësimin e hyrje-daljeve, përmirësimin e sinjalistikës dhe elementeve të sigurisë, të gjithë këto elemente problematike, që kërkojnë investime të mëdha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën