Hazizaj i drejtohet Bozdos: Përdorni dy standarde me SPAK, ndryshe për Berishën e ndryshe për Ramën

 

Avokati Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo tha se Rithemelimi përdor dy standarde më SPAK, ndryshe shprehet për Berishën, ndryshe për Ramën.

'Berisha është anti kushtetuese.  Është tërësisht antikushtetues. Ai proces ka ardhur për shkak të një vendimi të këshillit të ministrave dhe referuar kushtetues vendimi i Këshillit të Ministrave nuk ka përgjegjësi personale, por kolektive dhe mbrohet nga kushtetuta për mungesën e përgjegjësisë së atyre që votojnë për atë.

Ju vini te Rama që pse nuk mban përgjegjësi për Beqajn, për të tjerë e tjerë. Rama ka thënë mua më mbron kushtetuta.

Ruani të njëjtin standard, te Rama mund të thoni se ministrat po ju ikin në burg. Po mbajtët standrad, Berisha është i lirë, standardi kushtetues. Po mbajtët standard se Rama është i tillë, e Berisha i tillë nuk keni për të fituar gjë. Po u fute te provat ndodh hataja, gabohesh.’- tha Hazizaj, drejtuar Enno Bozdos.


Lajmi kryesor:

Rezoluta anti-korrupsion, Bozdo: Makijazh, qeveria grabitëse! Hazizaj: Komisioni i Posaçëm zgjat më shumë se ekzistenca Kuvendit! Shabani: Duan të pezullojnë punën e SPAK


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë