Hazizi: Kuvendi largon
Spahiun si anëtar KLD

Hazizi: Kuvendi largon<br />Spahiun si anëtar KLD
TIRANE-Ish-zv.ministri i Drejtësisë në kohën e qeverisjes socialiste, njëherësh dhe ish-nënkryetari i komisionit Parlamentar të Ligjeve, Sokol Hazizi për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se Kuvendi nuk ka të drejtë të shkarkojë nënkryetarin e KLD, pasi emërimin dhe shkarkimin e tij e ka atribut Presidenti, që është kryetar i KLD. Kuvendi shkarkon anëtarin e propozuar prej tij.

Kryeministri Berisha ka deklaruar ngritjen e një komisioni për shkarkimin e zv.kryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu. Komenti juaj për procedurën ligjore?
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka gjithsej 15 anëtarë, nga të cilët një është Presidenti i Republikës, njëherësh dhe kryetar i KLD, një është Ministri i Drejtësisë, një kryetari i Gjykatës së Lartë, tre anëtarë të propozuar nga Kuvendi dhe 9 anëtarë të propozuar nga Konferenca Gjyqësore. Nënkryetari zgjidhet nga KLD me propozim të Presidenti. Pra njëri nga anëtarët. Në rastin konkret nënkryetari aktual, Kreshnik Spahiu është përzgjedhur nga tre anëtarët që janë propozim i Kuvendit. Në këtë rast Kuvendi i Shqipërisë propozon tek presidenti shkarkimin e anëtarit të KLD që e ka propozim të vetin. Ndërkohë që Presidenti nuk e ka të detyruar të shkarkojë nënkryetarin e KLD, por në kushtet kur Kuvendi i heq një anëtar, ai është i detyruar që të kërkojë po nga Kuvendi zëvendësuesin. I cili zgjedh anëtarin e tretë të KLD, të cilin ia dërgon Presidentit. Pas kësaj Presidenti plotëson hierarkinë drejtuese të KLD.

Pra ju thoni se Kuvendi nuk ka të drejtë të kërkojë shkarkimin e nënkryetarit të KLD...?
Kuvendi nuk ka të drejtën kushtetuese të kërkojë largimin e nënkryetarit të KLD, pasi ky është një atribut i Presidentit të Republikës, i cili e emëron dhe e shkarkon nënkryetarin. Por Kuvendi ka të drejtë që për arësyet ligjore që i argumenton në kërkesën për largim, të operojë me njërin nga tre anëtarët që ka propozuar vetë në KLD ose me të gjithë anëtarët. Deri këtu është hapësira kushtetuese e Kuvendit të Shqipërisë.

Si e vlerësoni kërkesën e mazhorancës për largimin e Spahiut nga drejtimi i KLD?
Unë mendoj se Kuvendi duhet të jetë shumë i kujdesshëm në vështrimin formal dhe juridik, kur duhet të ndërmarrë një vendim të tillë. Megjithatë e drejta e zgjedhjes apo e shkarkimit të nënkryetarit të KLD është një e drejtë kushtetuese e Presidentit të Republikës, që është dhe kryetari i KLD. Por nga ana tjetër ia vlen të theksohet se historiku i largimit të titullarëve të institucioneve kushtetuese nga mazhoranca ka treguar qartë se ata kanë qënë shumë të suksesshëm në politikë. Rastet janë evidente.

Pra ju thoni se Kuvendi ka të drejtë për heqjen e anëtarit të vet nga KLD, po nënkryetari i ri të KLD si zgjidhet...?
Nëse Kuvendi i Shqipërisë e merr vendimin për të hequr një nga anëtarët e vet në KLD, në rastin konkret Spahiun, atëherë i takon Presidentit të Republikës që të propozojë një nënkryetar tjetër nga anëtarët e KLD, pasi numri i anëtarëve të jetë plotësuar. Pra pasi Kuvendi të ketë vendosur dhe miratuar anëtarin e ri.

Mendoni se opozita duhet të reagojë në lidhje me këtë qëndrim ndaj institucionit të KLD?
Edi Rama dhe opozita në këtë rast kanë të drejtë të bëjnë një dëgjesë tjetër publike për anëtarin e ri të KLD që zgjidhet, pas largimit të Spahiut.
( foto Sokol Hazizi )
(Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?