Një vizitë inspektuese në terren e situatës së shkaktuar nga përmbytjet, ka degjeneruar në përplasje dhe akuza direkte mes kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi dhe prefektit Çesk Millja. Në qender të debatit ka qënë mungesa e informacionit për shkarkimet nga hidrocentralet, të cilat sipas kryebashkiakes janë më të larta sesa deklarohen.

Ademi nuk është mjaftuar me kaq por ka pyetur direkt banorët e zonës nëse tokat janë përmbytur nga reshjet apo shkarkimet. Kryebashkiakja ka bërë të qartë se nuk mund të lejojë që të shkatërrohen investimet në bujqësi ndërsa askush nuk merr përgjegjësi. 

Teksa reshjet vazhdojnë dhe po ashtu dhe shkarkimet, banorët janë të friksuar nga përmbytjet e mundshme. Harta e përmbytjeve në Anën e Malit sa vjen e zgjerohet ndërsa tokat bujqësore janë nën pushtimin e ujit. 

Redaksia Online
a.m/shqiptarja.com