Të gjithë udhëtarët të cilët do të udhëtojnë drejt Gramshit nuk duhet të qarkullojnë në aksin Banjë – Drizë, por duhet ti bien nga rruga e vjetër.

Shkak për këtë është bërë bllokimi i rrugës Banjë – Drizë në të cilën për  shkak të punimeve që po bëhen për ndërtimin e hidroçentralit në Gramsh, aksi rrugor është i pakalueshëm dhe vazhdon të jetë i bllokuar.

Sipas policisë së Elbasanit, njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që të kalojnë nga rruga e vjetër ose rruga e Llixhës, ndërkohë që ende nuk dihet se porsa ditë do të zgjasë kjo situatë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)