HEC-et, deri në 214 milionë euro fitime nga rritja e çmimeve! Ja pse nevojitet taksa e fitimeve të luksit ndaj tyre

HEC-et, deri në 214 milionë euro fitime nga rritja e çmimeve! Ja pse nevojitet taksa e fitimeve të luksit ndaj tyre

HEC-i, Fierzë

Hidrocentralet private në vend mund të grumbullojnë fitime shtesë deri në 214 milionë euro brenda vitit 2022, si efekt i rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Kështu tregojnë përllogaritjet nga parashikimi i të ardhurave shtesë të projektbuxhetit 2023, që Ministria e Financave synon të mbledhë përmes taksës për prodhuesit e energjisë. Kompanitë në fjalë, kanë përfituar nga rritja e çmimeve, duke marrë fitime marramendëse, pa kryer asnjë investim.

Kjo është edhe arsyeja pse qeveria shqiptare ka propozuar një taksë për këto hidrocentrale, që është 33 për qind e fitimeve.
Efekti nga taksa në buxhet vlerësohet në 8.3 miliardë lek, ose 70 milionë euro më shumë, të cilat do të rishpërndahen për qytetarët më në nevojë, duke filluar me pensionistët. Projektbuxheti e llogarit këtë shifër duke iu referuar çmimeve në treg. Çmimi aktualisht është 205 euro për megavat, sipas rezultateve të tenderit të fundit të organizuar nga KESh. Taksa e fitimeve të luksit për prodhuesit e energjisë elektrike, që kanë shumëfishuar fitimet prej rritjes së çmimeve, nisi të aplikohet fillimisht në Bashkimin Europian./Lexo.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja