Hedhja në treg e iPhone 5, ka ngjallur një reagim të pabesueshëm në të gjithë botën. Edhe pse vende të ndryshme të botës janë në pritje të ardhjes së Smarphone-t nëpër dyqanet e autorizuara, aty ku iPhone ka mbërritur, ka krijuar rradhë të gjata të njerëzve për ta pasur sa më parë të tyrin fjalën e fundit të kompanisë Apple.
Kështu mbërritja e celularit në Japoni dhe Australi, ka bërë që qindra persona të rreshtohen para dyqaneve, që në orët e para të mëngjesit, akoma pa u hapur dyqanet. Që të gjthë thonë të njëjtën gjë: “Duam të jemi të parët që të kemi në dorë këtë telefon.”
Duke pasur parasysh se iPhone ka vetëm pak ditë që është lancuar, dhe mbi të gjitha fytyra e kompanisë Steve Jobs nuk jeton më, sërish statistikat e para të Apple janë të pabesueshme. Fenomeni iPhone, vazhdon traditën duke qenë se cdo model i hedhur në treg, gjithnjë është shitur dyfish më shumë se modeli paraardhës. Vetëm deri tani iPhone numëron 2 milionë kërkesa të individëve, dyfish më shumë seç kishte për modelin 4s.
Mania e njerrëzve për të pasur ne duart e tyre iPhone 5, ka rritur në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat e kompanisë Apple, duke bërë që vetëm sektori i telefonisë të jetë më i pasur se i gjithë Microsoft. Jo vetëm kaq, duke futur në arkat e kompanisë afërsisht 700 dollarë për cdo iPhone të shitur, Apple tashme regjistron një kapital që ia kalon edhe GDP së Zvicrës.

(Redaksia Online)
(er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com