Foto: Pete Hegseth
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar Rusinë të mos përfshihet në luftën me Iranin.
“Sa i përket këtij konflikti, ata nuk duhet të përfshihen", tha Hegseth.
Komenti i tij erdhi pasi u pyet në lidhje me telefonatën që Presidenti Donald Trump zhvilloi dje me Vladimir Putin.
Hegseth e përshkroi bisedën si një “thirrje të fortë”, e cila shpresonte se do të riafirmonte “mundësinë për pak paqe” në luftën e Rusisë me Ukrainën.
Lajmi kryesor:
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Sot do të bëhet sulmi më intensiv ndaj Iranit! Netanyahu: S’kemi mbaruar ende me Teheranin!











