Helena rrëfen jetën me Kadarenë: Akoma nuk e kuptoj që s’është më, jam përpjekur të bëj jetën e tij

Helena rrëfen jetën me Kadarenë: Akoma nuk e kuptoj që s’është më, jam përpjekur të bëj jetën e tij

Helena Kadare

60 vitet e jetës me Ismail Kadarenë, pas vdekjes së tij, për Helenën sikurse ka përshkruar rrugëtimin me gjeniun e letrave shqipe në librin e saj “ kohë e pamjaftueshme”, sot ngjan edhe më e pamjaftueshme se më parë.

Veçse me kujtimet që i ka të shtrenjta që i ndan me miqtë e Kadaresë, figura publike të rëndësishme, artdashës e të afërm në këtë moment homazhi, përkujtimore.

‘Kanë kaluar 40 ditë dhe për mua e njerëzit e dashur është ende prezent. Akoma nuk po e kuptoj që nuk është më”, u shpreh Helena Kadare.

Me dhimbje të thellë Helena Kadare ka përjetuar humbjen e shkrimtarit të madh, e cila i ka qëndruar në krah si bashkëudhtare në jetën e tij me pengesa siç zgjedh ta cilësojë, por gjithashtu edhe në krijimtarinë e pasur.

“Prezenca ime afër Ismailit, ka qënë një rrugë e gjatë e shkëlqyeshme dhe e lodhshme gjithashtu. Gjithmonë janë miliona adhuruesit e tij nëpër botë, e sigurisht duke filluar nga shqiptarët. Por ka qenë edhe rruga tjetër e sulmeve që janë bërë kundrejt tij. Jam përpjekur të jem një grua e një shoqe për ta mbështetur në momentet e vështira, por njëkohësisht janë të shumta momentet e bukura që kemi kaluar së bashku”, tha Helena.

Helena e duruar pranonte sakrificën e ndarjes së dashurisë së Ismailit vetëm me librat, që sot e ngaherë janë një thesar për letërsinë, e që e bëjnë Kadarenë të pavdekshëm.

“Jam përpjekur ta bëj jetën e tij që të mos e ndjej kurrë nevojën e diçkaje, them diçkaje të thjeshtë të përditshme. Domethënë ai merrej vetëm me punën e tij dhe e vuante shumë nëse nuk bënte ato dy orë e gjysmë shkrim në ditë, që i ka bërë ditë festash, udhëtimesh të pafundme tonat. Vetëm çështja e Kosovës e ka bërë që ai të heq dorë nga ajo punë që e kishte aq përzemër”, tregon ajo.

Në rrëfimin e saj të parë pa Ismailin, Helena kujton çdo moment të jetës së tyre të përbashkët, e ka në mend fjalët e tij…

Për ta përfunduar siç thoshte ai vetë shumë bukur që ‘kam bërë një gjë normale në një vend anormal”. Dhe siç e dini ju të gjithë e ka bërë me shumë sukses, e jam shumë krenare që kam qenë në krah të tij”, kujton Helena./ TCH

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja