Helidon Xhixha dhe Alfred Mirashi 
bashkohen në ekspozitën e Torinos

Helidon Xhixha dhe Alfred Mirashi <br />bashkohen në ekspozitën e Torinos
Të ikur nga Shqipëria që në vitet ’90 skulptori Helidon Xhixha dhe piktori Alfred Milot Mirashi (Milot është emër arti), falë talentit dhe vullnetit të tyre u ngjitën në skenat më të larta të artit botëror.

Me veprat e tyre, dy artistët me origjinë shqiptare do të bashkohen në një ekspozitë në Torino. Ekspozita e përbashkët do të çelet më 15 janar në kompleksin e Pallatit Mbretëror të Torinos.


Hapja do të bëhet ditën e premte më 15 janar 2016, në orën 17:00. Kuratori i saj do të jetë artisti i njohur Anselmo Villata, që është njëkohësisht edhe Presidenti i INAC (Instituti Kombëtar i Artit Bashkëkohor).

helidon xhixha

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 19 shkurt, 2016, nga e hëna deri të premten nga ora 10.00 deri ora 18.00; ndërsa ditët e shtuna në datat 16/01, 30/01, 13/02 do të jetë e hapur nga ora 10.00 deri 13.00.

Në komunikatën për mediat shkruhet se “Salla Juvarriane në kompleksin e Pallatit Mbretëror të Torinos do të kthehet në një hapësirë mbresëlënëse ku do të shihen veprat e dy zotërinjve të rinj, të dy me origjinë nga Shqipëria, por që kanë bërë karrierë në Itali, ku jetojnë e punojnë edhe sot.

Me punën e tyre këta artistë kanë hapur një rrugë të sigurt që i ka çuar në skenat e artit kombëtar dhe ndërkombëtar.” Helidon Xhixha, ka udhëtuar me artin e tij në vende të ndryshme të globit, nga Miami në Londër, në Dubai, ku edhe pas largimit të tij veprat kanë mbetur pas si pjesë e ambjenteve publike dhe koleksioneve private. Helidon Xhixha me zellin e tij arriti në Torino rezultate të mëdha, ndër të cilat mund të përmendim “Përvojën e bujshme në Bienalen e Venecias, që tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve dhe të shtypit ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për “Iceberg”, skulptura e parë lundruese e autorizuar për të kaluar Kanalin e Madh, me të cilën ai ka habitur, jo vetëm audiencën e pranishme të Bienales, por ka arritur të përcjellë një mesazh të rëndësishëm në lidhje me ekuilibrin delikat të mjedisit tonë.

helidon xhixha
 
Po ashtu, piktori i njohur Alfred Milot Mirashi pas ekpozitave të shumta është përfshirë si një ambasador i artit në ngjarjet ndërkombëtare, duke arritur majat e interesimit e vlerësimit në Europë dhe jashtë kontinentit, veçanërisht në Kinë, ku së fundmi mori pjesë në Bienalen e 6-të të Pekinit.

Piktori me origjinë shqiptare Alfred Mirashi-Miloti ka krijuar marrëdhënie të vazhdueshme me koleksionistët dhe kritikët e artit botërëor. Ai arriti të ekspozojë në Torino pas shumë përvojave intensive të bashkëpunimit me mjediset e mëdha institucionale të kontekstit romak...

“Kjo është një ekspozitë e dyfishtë që i sheh veprat e të dy artistëve përmes stileve dhe zhanreve të ndryshme, por që takohen në një pikë të përbashkët; ata një cikël të jetës dhe edukimit në rininë e tyre e kanë pasur në kontakt me një botë të re krejt ndryshe me kontekstin kulturor shqiptar që kornizohej nga konceptet komuniste. Ata vetë arritën të jenë dy krijues bashkëkohorë”, shkruhet në komunikatën për shtyp të kësaj ekspozite. 

helidon xhixha
 
Një shembull i takimit të artit të lashtë me atë bashkohor 
 
Koncepti kuratorial i kësaj ekspozite e sheh artin në veprim, ku puna dhe kreativiteti janë bazat themelore të ndërmjetësimit të kuptimeve dhe shenjave, duke shërbyer si ndërmjetësim i një kërkimi të lartë estetik; puna është rezultat i veprimit, por mbi të gjitha rezultat i një mendimi që bazohet në gjithë procesin e saj dhe justifikon prurjet. Racionaliteti, trupëzimi i reflektimit dhe mënyra e realizimit ka shoqëruar gjithë karrierën artistike të dy artistëve të njohur.

Veprat vijnë në këtë eskpozitë si një përballje e dy rezultateve të ndryshme stilistike që kanë, megjithatë një qëllim të përbashkët: një dialog të të zgjeruar me të bukurën në kontekstin e kësaj ekspozite të përshtatura me ambjentin në të cilin prezantohen vperat.

Kështu, jo vetëm veprat e dy artistëve por edhe Juvarra me veprat e tij madhështore dhe mobiljet prej druri të vendosura në dhomat që mbajnë emrin e tij do të jetë më shumë se bashkëkohore. Sipas konceptit të kritikut dhe kuratorit Anselmo Villata, kjo ekspozitë bëhet një shembull se si arti i lashtë dhe ai bashkëkohor takohen për të rritur vlerat e njëri-tjetrit; që vjen si një përvojë kulturore, por edhe emocionale për audiencën që do ta ndjek nga afër.

Për të shoqëruar ekspozitën shtëpia botuese Verso l'Arte do të publikojë një libër prej 128 faqesh dygjuhësh (italisht dhe anglisht), që përmban imazhe të të gjitha veprave të ekspozuara, biografitë e artistëve, ese kritike nga ana e kuratorit, parathëniet, etj.
 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin