Helmi i shqiptarëve antishqiptarë për integrimin europian! Shqipëria mundet t'ia dal brenda 2025!

Helmi i shqiptarëve antishqiptarë për integrimin europian! Shqipëria mundet t'ia dal brenda 2025!

Flamuri i Shqipërisë dhe i BE-së

Nëse sot ekziston civilizimi Perëndimor dhe europian, ekziston më së shumti për dy faktorë:

  • - Perandorisë Romake, ku edhe roli i shqiptarëve ka qenë i rëndësishëm
  • - Falë figurës së Skënderbeut dhe rezistencës të jashtëzkonshme të shqiptarëve kundër shtrirjes se Perandorisë Osmane në zemër të Europës. Kjo nuk është legjendë apo mit, por është histografi!
  • - A ka na borxhe Europa? Europa na ka borxhe në dy këndvështrime:
  • - Nivel shtetesh, sepse shumë fuqi, jo vetëm s'kanë qenë të sinqerta ndaj nesh, por kanë qenë kauza e copëtimit tonë
  • - Në nivel BE, ku disa nga këto fuqi kanë reflektuar qëndrimet e tyre edhe në nivel zyrtar për progresin e integrimit/anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Po politika shqiptare a ju ka borxhe qytetarëve të saj?

Ju ka sa te duash, madje më shumë se të huajt! Pse? Politikë konfliktuale që ka prodhuar aksione me kosto të rëndë për vendin e mjafton të përmendin këto ngjarje:

  • - Zgjedhjet e vitit 1996
  • - Ngjarjet e vitit 1997
  • - Ngjarjet e vitit 1998
  • - Ngjarjet e Janarit 2011

Po ashtu, politika shqiptare nuk ka mbajtur një qëndrim kombëtar dhe unifikues për çështjen e integrimit/anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Sa mundësi ka Shqipëria të bëhet pjesë e BE?

Ka tre linja mendimi per këtë:

  • - Pesimistët që pretendojnë se BE do të shpërbëhet kur Shqipëria të ketë mundësi të jetë pjesë e BE. Kjo për fat të keq përbën thuajse shumicën
  • - Skepticistët, që thotë se Shqipëria do të anëtarësohet, por pas shumë viteve
  • - Optimistët, që përbejnë pakicën që mendojnë se Shqipëria do të jetë shpejt anëtare e BE!

Tek Pesimistët, influencon ajo pjesë e politikëns, thuajse antikombëtare që çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE e përdor vetëm për interesa politike dhe nuk e konsideron një çështje me prioritet kombëtar.

Tek Skepticistët bëjnë pjesë ajo kategori qytetarësh, që kryesisht të zhgënjyer nga politika e brendshme nuk kanë besim se kjo e fundit do të arrijë ta bëj fakt të kryer këtë mision.

Tek optimistët, bëjnë pjesë ajo kategori qytetarësh, që edhe pse minorancë, janë intelektualë, profesionistë dhe patriot që anëtarësimin e Shqipërisë në BE e konsiderojnë çështje kombëtare prioritare.

Shqipëria, i ka të gjitha mundësitë ekonomike dhe njerëzore që të bëj përpjekjet e saj për të plotësuar kapitujt në një kohë rekord dhe për të bërë fakt të kryer anëtarësimin në BE!

Si pasojë e realitet gjeopolitik në Kontinent dhe jo vetëm, por duke pasur besim në një transformim të thellë të Shqipërisë, kam besimin e plotë se mund t'ia dalim të jemi në 2025 anëtar me të drejta të plota në BE!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fehmi matoshi kukes: 20/07/2022 12:13

    po jo me ilir meten e sali berishen keto te dy e shkatruan dhe e bastisen shqiperine ne 30 vite , keto mosntra duhet te dalin para gjuqit te popullit dhe te japin llogari per cdo gje qe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja