Oficerët e policisë kanë marrë dokumentet te Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që nga janari deri më tani për të parë nëse kompania private “SORI-AL” është kontrolluar siç e parashikon ligji. Policia e Tiranës kërkon të zbulojë nëse ka parregullsi në kontrollet e ushtruara, që mund të kenë ndikuar në helmimin dy herë të studentëve të Akademisë së Sigurisë.
Prokuroria e Tiranës është në pritje të analizave zyrtare për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të 64 studentëve të cilët u dërguan në spital me shenja të dukshme helmimi si dhimbje barku, të vjella, temperaturë, etj. Në varësi të përgjigjes së analizave që do merren në dispozicion nga institucionet, mund të ketë edhe urdhër ndalime për persona përgjegjës për helmimin.
Helmimi dy herë brenda dy muajve, po hetohet në një dosje nga prokuroria. Në fillim të muajit maj, kur 52 studentë përfunduan në spital me shenja helmimi, dyshimet u ngritën ndaj kompanisë, “SORI-AL”, që çonte ushqimin me katering. Në makaronat që konsuamuan, rezultuan bakteret escherichia coli dhe stafilokok. Edhe këtë 24 dhe 25 qershor, kur 64 studentë u paraqitën në spital, mendohet që sërish shkaku i helmimit të ketë qenë ushqimi, sërish nga e njëjta kompani, në pronësi të Alma Tafanit. Një ditë më parë, vetë AKU bëri një reagim publik, duke njoftuar se aktiviteti i “SORI-AL” është pezulluar deri në daljen e analizave. Nga kontrollet në Garnizonin "Skënderbej” ku përgatitej ushqimi, sipas AKU nuk u konstatuan shkelje, por megjithatë u morën 14 mostra ushqimi për analizë mikrobiologjike.
Administratorja e kompanisë Sori-al, Alma Tafani, e cila po hetohet në gjendje të lirë, u tha hetuesve se gjithçka është realizuar në përputhje me procedurat dhe kushtet higjieno-sanitare duke mohuar që shkaku i helmimit të ketë ardhur nga ushqimi. Në një reagim kompania citon “informacionet e mbledhura nga burime të ndryshme”, se në ambientet e Akademisë së Sigurisë është evidentuar edhe prania e virozave sezonale, që mund të kenë sjellë dhe problemet shëndetësore të studentëve.
Komente










Punoj me kontrollin ushqimor ne Suedi dhe kurr nuk perzihet policia me helmimin ushqimor. Pergjegjesia eshte e vete firmes qe te siguroj produktet qe prodhojne e servirin jane te sigurta. Eshte detyre e AKUT qe te hetoj cfare ka ndodhur qe nga momenti kur blehen ushqimet, gatuen e serviren. Duke u nisur nga syptomat,koha e iinkubacionit dhe cfare rutinash kane ne guzhine per higjen personale duhet te te dalin ne nje konkluzion per cfare dyshohet. E me pas behen analize e kerkohet per virus ose bakeriet e mundshme. Ka shume mundesi qe ndonje nga personeli i guzhines te kete qene i semure me keto syptoma( norovirus) dhe ka ardh ne pune kur ka menduar se u sherua por duhet te qendronte ne shtepi dhe dy dite tjerapas siptomave sepse vazhdon te shperndaj virus
Përgjigju