Gjashtë nxënës të shkollës "Jashar Hoxha" në Kamëz janë transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare (QSUT), pas problemeve shëndetësore. Dyshohet se nxënësit janë helmuar.
Simptomat e tyre kanë qenë të vjellat dhe marrje mendsh, ndërsa shkak dyshohet një alergji nga detergjenti i pllakave të ambienteve të brendshme të shkollës. Kjo e konfirmuar edhe nga deklaratë e Policia së Tiranës e shpërndarë për mediat pas ngjarjes.
Mësohet se nxënësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin ndihmë mjekësore në QSUT.
Pas publikimit të kësaj ngjarjeje në media, ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka lexuar mesazhin e një prindi që e ka fëmijën në këtë shkollë sipas të cilit nxënëset janë helmuar nga djegia e hashashit.
"Një ngjarje dramatike ka ndodur sot në shkollën e Pskuqanit. Ja se çfarë më shkruan në ora 13:20 prindi i një nxënësëje: “Përshëndetje zoti Berisha, jam orindi i një goce që studion në shkollën 9 vjeçarë Jashar Hoxha në Paskuqan dhe sot ka ndodhur një ngjarje që policia sdo ta shfaqë por do ta fshehë si ngjarje e rrezikshme në shkollë. Kanë djegur hashash ca njerëz të paidentifikuar dhe policia ska bërë asnjë lëvizje për kapjen e tyre dhe e shfaq ngjarjensi helmim dhe e shfaq këtë helmim si një ngjarje që nuk ka lidhje me djegien e hashashit. Policia po fsheh një krim të shëmtuar ndaj nxënësve të shkollës. Policia fshehu aktin kriminal që ndodhi ndaj prokurorit të Matit. Policia është bërë vetëm zbatuese e një direktive; djegin gjithsej 1% të kanabisit që presin, grumbullojnë për Partinë Sociliste, për llogari të PS dhe çunave të krimit98% të të gjithë kanabisit që pritet, i cili nuk ësht ëmë shumë se 3-5% të kanabisit. Po ndodh një femnomen i paimagjinueshëm. Kanabisi është bërë bimë shtetërore, bima e shtetit kanabist. Dje nuk janë zbuluar 10 ton por 22 ton kanabis por kudo kanabisin Rama ka porositur në mënyrë të prerë që çdo rrënjë që pritet të kalojë në magazinat e partisë. Po le ta ndajmë këtë me atë që u nodh fëmijëve pasi është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Prindi thotë të vërtetën", u shpreh Berisha.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se deklarata e Berishës është e nxituar, pasi sipas tij, duhet të priten analizat e nxënësve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Drejtoresha e Shkollës: Policia s'gjeti asgjë të dyshimtë brenda në klasë
Drejtoresha e Shkollës 9-vjeçare "Jashar Hoxha", Albana Imeraj tha për Report Tv se janë 6 vajza të klasës së 9-të D, të cilat janë ndjerë keq gjatë orës së parë të mësimit.
Imeraj shpjegon se mësuesja e klasës kujdestare është ankuar për erën e rëndë brenda në klasë, por pas kontrolleve të ushtruara nga policia nuk është hasur asgjë problematike.
"Sot në orën 08:30 të mëngjesit është ndjerë keq një vajzë e klasës së 9-të D. Vajza ka pasur simptoma të vjedhjeve dhe këputjes. I është dhënë ndihma e parë nga unë si drejtoreshë dhe stafi pedagogjik dhe është njoftuar prindi i cili e ka marrë dhe dërguar në spital. Është njoftuar komisariati i policisë të cilët kanë ardhur brenda 20 minutave. U tha nga mësuesja kujdestare se brenda në klasë vjen një erë e rëndë, policia hyri brenda por nuk ndeshi ndonjë problematikë. Ndodhi që pak më vonë u sëmurën edhe 2 vajza të tjera me të njëjtat simptoma. Janë 6 vajza dhe dy të tjera që janë ndjerë keq në shtëpi dhe janë dërguar nga familjarët në spital. Nga ambientet e shkollës kanë dalë 6 vajza", u shpreh Albana Imeraj, Drejtoreshë e Shkollës 9- vjeçare "Jashar Hoxha".
Babai i nxënëses: Vajza ka ndjerë erë të rëndë
Babai i një prej nxënësve të helmuar sot në shkollën "Jashar Hoxha" ka rrëfyer se vajza është ndjerë keq prej erës së keqe. Vajza e tij, një nxënëse 12-vjeçare është dërguar me urgjencë sot drejt QSUT, bashkë me 5 nxënës të tjerë të cilët kanë pasur simptomat e helmimit.
"Vajza më tha që ka ndjerë erë dhe nuk është ndjerë mirë. Unë e kam sjellë me makinë në spital. Me tha që ndjeu një erë të keqe. E gjithë klasa kishte ndjerë erë, por vetëm disa u ndjenë keq. Vajza kishte marrje mendsh. Nuk qëndronte dot në këmbë. Nuk e di nga se është helmuar. Fillimisht na thanë që era erdhi nga laboratori i kimisë, me pas nga acidet apo dhe nga droga. Ende nuk e dimë saktë", u shpreh ai.
/Shqiptarja.com

VIDEO