DURRËS-“Më tha që ishte e virgjër, por në çarçafë hodhi jod për të më hedhur hi syve”.
Kështu rrëfehet Donald Stafa bashkëshorti i Elda Tanushit e cila një javë më parë tentoi të helmonte vjehrrën e saj Arianën duke i hedhur insekticid në gotën e kosit.
Donaldi 20 vjeç nga Shijaku, burri i Elda Tanushit, kjo e fundit nga Dibra e martuar prej 5 muajsh në derën e Stafajve, thotë se pas ngjarjes së helmimit të nënës nga nusja e tij mori rrugën për t’u kthyer në vatrën familjare për t’u qëndruar pranë prindërve.
Donaldi thotë se gjithçka mes tij dhe Eldës ka marrë fund pasi ai nuk e fal tentativën e Eldës për të helmuar nënën e tij.
Ai rrëfen për martesën e tij me Eldën si një lidhje të sforcuar që u bë me shkuesi dhe pa u njohur mirë me njëri-tjetrin.
Stafa i ri thotë se nuk arritëm ta duam njëri-tjetrin në këtë martesë të sforcuar.
Ai tregon se për t’u dukur e virgjër Elda derdhi një shishe me jodio në çarçafë dhe kur e pyeta se çfarë është kjo mu përgjigj se ti nuk merr vesh nga kjo punë.
“Ajo simulonte dhimbjet e ç’virgjërimit ndërsa të nesërmen gjeta shishen e jodios.
Më vonë mora vesh se ajo kishte të dashur në fshatin e saj të lindjes dhe se i ati nuk e donte atë martesë dhe e martoi kundra dëshirës së saj. Por unë nuk u nxitova ta prish martesën pasi nuk desha të shqetësoj prindërit e mi”.
Ndërsa lidhur me akuzën e bashkëshortes se babai i tij e ka përdhunuar, thotë se këto janë shpifje për të mbuluar aktin e helmimit të nënës së tij si dhe për të krijuar mundësinë për t’u larguar nga shtëpia jonë.
“Këtë do ta vërtetojnë analizat mjekësore”, shton ai.
Martesa e saj u imponua nga i ati i Eldës thotë Donald dhe nuk ka kuptim të vazhdojë më tej pas gjithë kësaj që ndodhi.
“Kishim 8 muaj lidhje gjithsej, 3 muaj fejesë e 5 martesë. Madje kohët e fundit unë kam qenë në Greqi”, thotë Donald Stafa.
Elda Tanushi 19-vjeç jetonte jetonte me vjehrrin e vjehrrën pasi Dolandi ishte larguar në Greqi, ku punonte si emigrant.
Mosmarrëveshjet mes nuses e vjehrrës ishin të përditshme. Para pak ditësh vjehrra akuzoi se nusja tentoi ta helmonte duke i hedhur helm në gotën e kosit.

Donald Stafa bashkëshorti i Elda Tanushit

Elda Tanushi nusja që i hodhi helm vjehrrës

Arjana Stafa vjehrra e Elda Tanushit

Eduart Stafa vjehrri i Elda Tanushit
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com