Henri Çili, nga analist anti KÇK, në bashkëpunëtor me trafikantët (VIDEO)

Një nga analistët e djathtë të rreshtuar kundër aktit normativ anti-KÇK ka qenë Henri Çili, i cili është shprehur pak ditë më parë në formë kritike ndaj aksionit të shtetit, që synon të sekuestrojë pronat dhe pasuritë e njerëzve të lidhur me krimin. 

Sipas ''liberalit'' Henri Çili, aksioni kundër kriminelëve dhe trafikantëve është një shkelje e të drejtave të njeriut. Ndërkohë, sipas prokurorisë që e ka arrestuar, Henri Çili ka përfituar pikërisht nga pronat e një familjeje të lidhur me krimin për të ndikuar në mënyrë të paligjshme mbi dënimet e dy kriminelëve, të dënuar për vrasjen e një efektivi të policisë.

Pra Henri Çili ishte i gatshëm për të mbrojtur kriminelët duke përfituar nga pasuritë e tyre, jo vetëm duke premtuar ndërhyrje tek Gjykata e Lartë, por edhe duke lobuar si analist nëpër ekranet televizive kundër paketës anti-KÇK, gjithmonë në emër të të ''drejtave të njeriut''. Shumë shpejt analiza e tij ishte gati për të dalë në mbrojtje edhe të dy vëllezërve Aliko: një qëndrim ''liberal'', për të cilin Henri Çili, sipas akuzës, kishte kërkuar një shumë 700.000 euro, dy apartamente dhe disa prona të tjera.

Pak kohë përpara Henri Çili kishte vlerësuar edhe qëndrimin e bojkotit të opozitës: ''Jam skandalizuar nga prezenca e kriminelëve brenda Kuvendit'' argumentonte moralisti Henri Çili, që është filmuar dhe përgjuar nga policia duke u takuar dhe negociuar me kriminelë për të ndikuar kundrejt shpërblimit për lirimin e tyre.

Gjykata do të vërtetojë përgjegjësinë penale të Henri Çilit. Por për përgjegjësinë morale nuk ka nevojë për më shumë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 28/02/2020 15:04

    Ta kishte fjalen Rama per Çilin kur tha qe ka analiste qe paguhen nga krimi per te bere avokatine e tyre? Kush eshte tjetri ne rradhe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat