Henri Çili përdori rrjetin e ngushtë të bashkëpunëtorëve në UET...Pronat në emër të administratorit të RËNDËSISHËM

Henri Çili përdori rrjetin e ngushtë të bashkëpunëtorëve në UET...Pronat në emër të administratorit të RËNDËSISHËM

Henri Çilit dyshohet se për përpjekjet për të ndikuar tek gjyqtarët për zbutjen e dënimit të vëllezërve Aliko, i janë dhuruar sipërfaqe toke dhe dy apartamente në Velipojë nga firma e biznesmenit shkodran Sait Fishta, të vënë në pranga së bashku me vëllain e tij Besnik Fishta. këto prona, kanë kaluar me kontratë dhurimi firmosur më 10 janar 2020 nga Betim Shkupi, Ky person, i cili nuk është arrestuar nga policia, ka firmosur në emër të Henri Çilit, me prokuorë, tek noteri, por dyshohet se edhe pronat do të kalonin në emër të tij në Hipotekën e Shkodrëd ehe të Gjirokastrës, zona ku Adil Aliko kishte vendosur t'i jepte prona Çilit për ndihmën që do i bënte për dy djemtë e tij, Arbjonin dhe Albanin dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në qershor 2015. 

Por kush është Betim Shkupi, personi që Çili i ka besuar pronat e marra për favoret nga Aliko i Lazaratit?

Betim Shkupi është administrator i "European Education Initiative Holding", që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar. Kjo tregon, se Çili në funksion të përfitimeve për favoret ndaj Adil Alikos, kishte futur në rrjet bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në UET. I tillë është edhe Ilir Korbi, pedagog në UET dhe jurist, gjithashtu i arrestuar  në operacionin "Mezhgoran", që ishte në vijim të procedimit penal të nisur nga Prokuroria e Përmetit në vitin 2019 për falsifikim të kartmonedhave. Gjithçka u zbulua nga përgjimet e këtij grupi, ku bëri që hetimi të marrë tjetër drejtim duke u përqendruar tek emrat e rëndësishëm që dolën, si Henri Çili, dhe vepra të rënda penale  si “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Po në këtë rrjet, Henri Çili bashkëpunonte edhe me kunatin e tij Gazmir Hajdini, i cili dyshohet të jetë personi i parë që ka takuar Adil Alikon, duke i premtuar se më tej do ta takonte edhe me Henri Çilin, siç edhe ka ndodhur. 


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ 700 mijë €, apartamente në Velipojë e toka! Marrëveshja e Çilit me Alikon për t'i liruar djemtë, takimet në Tiranë u filmuan e përgjuan


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim