Teatri Kombëtar është "zgjuar" sot pa gërma. Autorët e këtij episodi nuk janë zbardhur ende, e ndërsa një ngjarje e tillë ka sjellë reagime nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Nga selia blu është ish-deputetja e PD, Albana Voksi e cila ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama. Sipas saj, kjo vepër është një tregues që kreu i qeverisë nuk ka hequr dorë nga shembja e Teatrit Kombëtar.
"Rama urdhëron çmontimin pa zhurmë, fshehurazi, të #Teatrit #Kombëtar ndërkohë që rilind Piramidën e Diktatorit! Në orët e vona të natës, si skuth, Rama urdhëroi heqjen vjedhurazi, të germave të Teatrit Kombëtar, për të na kujtuar që nuk ka hequr dorë nga shembja djallëzore e ndërtesës historike.Rama po vjedh pronën publike, trashëgiminë kulturore, historinë e qytetit për të pastruar me kulla betoni qindra miliona euro nga korrupsioni. Le ta provojë! Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me çdo mjet e me çdo kosto! Mirënjohje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe çdo qytetari që po proteston prej 400 ditësh në mbrojtje të Shtëpisë së Artistëve e të vlerave kombëtare. As gazi, as policia, as arrestimet, nuk do na ndalin të ruajmë të paprekur trashëgiminë kulturore të shqiptarëve", tha Vokshi.
Nga LSI, është Petrit Vasili, i cili është në të njëjtën linjë me ish-deputetën e PD, duke bërë autor të kësaj ngjarje, qeverinë.
"Batakçinjtë e qeverisë vjedhin germat e Teatrit.Batakçinjtë e qeverisë vjedhin natën, si hajna të vërtetë, germat e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Kaq të pështirë, kaq të vegjël, kaq meskine dhe kaq hajdute. Liliputet e qeverisë janë kaq të vegjël përpara germave të historisë gigande të Teatrit Kombëtar. Shiheni foton, mos e hiqni nga memorja dhe përbuzini hajnat e natës", shkruan Vasili.
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.4%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor, 18:48
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
23 Nëntor, 17:59
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
Teater me pupulit qe i ka hikur koha
Përgjigju