Heqja e licencës se CEZ, ERE 
shtyn mbledhjen në 17 teto

Heqja e licencës se CEZ, ERE <br />shtyn mbledhjen në 17 teto
TIRANË- Bordi i Komisionereve të ERE shtyn për në17 tetor mbledhjen ku pritet të vendoset heqja e licensës për kompaninë CEZ shpërndarje. 

Kjo mbledhje ishte parashikuar për sot, ku pas një propozimi të ERE-s, Bordi i Komisionierëve do shqyrtonte kërkesën për heqjen e licensës së CEZ shpërndarje, si pasojë e keqmenaxhimit dhe borxheve të akumulara. 

Pas më shumë se dy vitesh përplasje të forta, madje dhe në gjykata, tashmë raportet mes CEZ dhe ERE konsiderohen në nivel krize. Krizë, e cila është reflektuar deri te konsumatorët me kufizime dritash, mungesë investimesh, borxhe energjitike dhe rrezik kolapsi. 

Në rast se në 17 tetor merret vendimi për heqjen e licenësës së CEZ zbatimi i tij do të dojë të paktën dy muaj kohë. 
Por burime nga METE thone se kjo konsiderohet më tepër si mjet presioni, për të detyruar kompaninë të respektojë kontratat. Për CEZ përgjegjëse për situatën e krijuar janë disa vendime të ERE-s që lidhen sa me humbjet në rrjet që nuk u njohën kurrë, të cilat ndikuan dhe në bilancet e shoqërisë. 

CEZ pretendon se niveli i humbjeve në rrjet është në masën 37%. Marrëdhëniet mes dy institucioneve u acaruan në fund të 2011, kur ERE mori vendim për të rritur cmimin e energjisë CEZ që blinte në KESH duke rënduar situatën, ndërsa METE vendosi t’i heqë klientët më të rregullt të mëdhenj me një ndikim në bilance prej 50 milionë dollarësh. 

Në muajt e verës, CEZ u gjobit nga tatimet me 30 milionë euro dhe më pas nga ERE me 3 milionë euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tatimi për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës

Tatimi për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës