KORÇE- Një sasi heroine është kapur këtë të mërkurë teksa po tentohej të futen në burgun e Drenovës. 

Disa punonjës të burgut janë pezulluar nga detyra për shkak se dyshohet se kanë lejuar futjen e lëndës narkotike.
 
Mësohet se është pezulluar shefi i policisë së burgut, Adriatik Parizi dhe 7 punonjës të tjerë.
 
Gjatë kontrolleve nga policia, janë sekuestruar rreth 12 gr heroinë në një qese plastike që u gjet në oborrin e IEVP Drenovë.
 
 
Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
 
Pas lajmit të publikuar në media ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Në një deklaratë për mediat thuhet: “E vërteta e sasisë së kapur qëndron krejt ndryshe. Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, rreth orës 12 pas mesnatës së djeshme kanë ndërmarrë një operacion blitz pranë kësaj IEVP. Nga kontrolli është konstatuar një sasi prej rreth 10-12 gram lënde narkotike e dyshuar heroinë e fshehur në tualetin e dhomës së takimeve me familjarët. Menjëherë pas konstatimit të lëndës narkotike janë kryer veprimet e para proceduariale si dhe është njoftuar policia e Korçës si dhe prokuroria e rrethit. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u mor në mënyrë të menjëhershme masa e pezullimit të shefit të Policisë së IEVP Drenove si dhe e disa punonjësve të tjerë të policisë. Ndërkohë vijojnë hetimet nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për rastin në fjalë si dhe për nxjerrjen e përgjegjësive”.
 
Redaksia Online
l.q,B.B/Shqiptarja.com