Ditën e sotme Delli u paraqit në hyrje të Republikës së Shqipërisë me automjetin tip "Land Rover" ngjyrë gri, me targa AA889PV.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare, ky mjet u përzgjodh për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Nga kontrolli i ushtruar konkretisht në pjesën e shasisë së mjetit, në një vend të modifikuar u konstatua dhe sekuestrua 2 kg e 248 gr heroinë.
Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com