Hetim brenda natës, si u zbulua
ngarkesa me 613 kg kokainë

Hetim brenda natës, si u zbulua<br />ngarkesa me 613 kg kokainë<br>
Arbër Çekaj, biznesmeni që mendohet se ka porositur konteinerin me babane, ku brenda tij ishte fshehur dhe një sasi prej 613 kg kokainë e pastër, ka lënë Shqipërinë tre ditë para se dërgesa të mbërrinte në portin e Durrësit. Ka shumë dyshime se Çekaj ka pasur dijeni për këtë ngarkese dhe se nuk ka dashur të ishte në Shqipëri, për t’ju shmangur një arrestimi të mundshëm nga policia.

Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur të dielën nga Rinasi me destinacion Gjermaninë. Në këtë vend pronari i kompanisë “Arbri Garden” udhëtonte shpesh ku qëndronte me familjen e tij. Çekaj ka siguruar të gjithë infrastrukturën dhe planin se si duhej të shpërndahej sasia e Kokainës dhe më pas ka preferuar të udhëtojë drejt Gjermanisë, për tju shmangur çdo situate të pakëndshme që mund të krijohej. Dhe në fakt situata e pakëndshme ka ndodhur në mesnatën e 28 shkurtit 2018.

“Shqiptarja.com” mëson se hetimi ndaj këtij rasti ka nisur në datën 27 shkurt 2018 dhe pa mbushur 24 orë nga rregjistrimi i procedimit penal, policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda kanë konkretizuar me ndërhyrje në orët e para të mëngjesit të 28 shkurtit. Sipas burimeve nga prokuroria mjeti dhe kontenieri kanë qendruar në port për 19 ditë, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj janë paraqitur për të kryer zhdoganimin. Siç thuhet në dosje, ky proces ka zgjatur katër orë, ku dhe është konstatuar nga skaneri se në konteiner veç bananeve kishte dhe shtresa të tjera të dyshimta. Menjëherë janë njoftuar struktura të hetimit doganor shqiptar, të cilat më pas kanë njoftuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Drejtuesit e operacionit të Prokurorisë dhe Policisë së shtetit kanë vendosur gjatë kësaj kohe që ta mbajnë nën vëzhgim mjetin për të parë se ku do të dorëzohej ngarkesa e kokainës. Ajo çfarë është parë nga skanimi tregojnë pjestarë të grupit të hetimit është shtresa e dyfishtë e salduar mes ngarkesës së bananeve dhe drogës. Me vëzhgim automjeti i kompanisë “Pelikan Transport” është ndjekur deri sa ka hyrë në magazinat e “Arbri Garden” në Maminas. “Kemi pritur deri se ku do shkonte kamioni, pasi dinim që në kontinjer fshihej diçka, por ishim të paqartë se ku do shkonte”-tha një burim pranë prokurorisë.

Më tej i njëjti burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se teksa kanë mësuar destinacionin final të kontinjerit, policia është urdhëruar të ndërhyjë menjëherë sapo nga kontinjeri janë shkarkuar disa pako me banana. Menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” Rolando Lushaj dhe shoferi i kompanisë “Pelikani Transport” Armando Pezaku, janë të vetmit të arrestuar nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, lidhur me sasinë e 613 kg kokainë të bllokuar në Maminas të Durrësit. Të dy këta persona rezultojnë të jenë njerëzit që janë paraqitur në portin e Durrësit, ku kanë tërhequr kontinjerin e mbushur me banane që vinte nga Kolumbia, por që bashkë me sasinë e bananeve në kontinjer ndodhej dhe sasia prej 613 kg lëndë narkotike e llojit kokainë. Të dy puntorët janë arrestuar gjatë orëve të mesnatës në ambjentet e magazinës frigoriferike të kompanisë “Arbri-Garden”,ku sapo kanë filluar shkarkimin e kontinjerit, ka ndërhyrë policia.

Dy punëtorët: S’kemi dijeni për drogën mund të jetë ngatërrese
Që në momentin e parë të arrestimit Rolando Lushaj dhe shoferi i “Pelikani Tranport” Armando Pezaku, kanë mbetur të habitur kur ka ndërhyrë polici, duke pretenduar se nuk ka asnjë sasi droge në ambjentet e kamionit dhe kontinjerit.Policisë i është dashur të çmontojë me çelsa vidash dhe troko, një pjesë të kontinjerit, ku ka konstatuar pakot me lëndë narkotike Kokainë. Në ambjentet e policisë së Durrësit gjatë mesnatës së djeshme janë shoqëruar dy personat Rolando Lushaj dhe shoferi i kompanisë “Pelikani Transport” Armando Pezaku, të cilëve u është komunikuar akuza e trafikut të narkotikëve të kryer në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë marjes në pyetje të dy personat nuk kanë pranuar akuzën, duke pohuar se ishin thjesht puntorët e biznesmenit Arbër Çekaj. Shoferi Pezaku mësohet tu ketë thënë hetuesve se punon tek kompania “Pelikani Transport”. “Jemi të kontraktuar nga firma “Arbri-Garden” dhe unë isha personi që duhet të merrja kontenierët”. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe Lushaj, “kam kryer procedurat doganore dhe kam shoqëruar mallin në magazinë”. Të dy të arrestuarit, deklarojnë gjithashtu se kokaina mund të jetë futur në kontinjer në portet kolumbiane dhe mbase ka qenë ngatërresë e trafikantëve në Kolumbi.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi