Nëse Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese do të konfirmojnë ligjshmërinë e ligjit të Vetingut, sikundër ka sinjalizuar me anë të disa deklaratave të ditëve të fundit, ambasadori amerikan Donald Lu, ditë të vështira do t’a presin armatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Edhe pse procesi i zbatimit të ligjit të Vetingut ka “ngrirë” nga Gjykata Kushtetuese, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, ka hartuar një udhëzim për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Udhëzimi mbështetet në Kushtetutën e re dhe ligjin e Vetingut, por detajon mënyrën e kontrollit të njerëzve të drejtësisë. Udhëzimin do të zbatohet vetëm nëse gjykata konfirmon rolin e DSIK në procesin e Vetingut. Konkretisht, në udhëzimin e DSIK, parashikohet që, gjyqtari dhe prokurori do të konsiderohet i përfshirë në krim të organizuar edhe në rastet kur personi, me të cilin ka pasur kontakte, nuk jeton më. Pika tre e udhëzimit e parashikon që personi konsiderohet i përfshirë në krimin e organizuar edhe kur procedimi penal i filluar ndaj tij pushohet nga organi procedues për shkak të vdekjes, ose sepse nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet si dhe kur deklarohet i pafajshëm nga gjykata pasi vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet. Po ashtu, person i përfshirë në krimin e organizuar” është çdo person që është dënuar ose proceduar penalisht, brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për një nga veprat e parashikuara në ligj, me përjashtim të rastit kur është deklaruar i pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Udhëzimi parashikon dokumenti i dorëzuar nga subjekti do të quhet i vlefshëm dhe do të pranohet në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, vetëm nëse plotëson disa kushte. Kushti i parë është që dorëzimi i deklaratës duhet të bëhet nga vetë subjekti, në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Bashkëlidhur, subjekti i rivlerësimit duhet të dorëzojë një fotografi (me përmasa për dokument). Po ashtu, deklarata duhet plotësuar nga vetë subjekti i rivlerësimit, në dorëshkrim, me shkronja kapitale dhe pa korrigjime, nuk duhet të mbeten rubrika të paplotësuara, Subjekti i rivlerësimit shkruan emrin dhe mbiemrin në vendin e caktuar, në fund të çdo faqeje.
Subjekti i rivlerësimit, ka të drejtë të paraqesë një kërkesë me shkrim drejtuar Komisionit, për kontrollin e figurës, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Kërkesa i bashkëlidhet formularit për deklarimin e kontrollit të figurës, sipas shtojcës 3 të këtij ligji. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar fillon menjëherë procedurën e kontrollit të figurës. DSIK në bashkëpunim me grupin e punës, brenda 60 ditëve nga konstituimi i grupit të punës, verifikon nëse informacioni është i saktë dhe nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar. Në përfundim të afatit 60-ditor, DSIK mund t’i kërkojë Komisionit një zgjatje 30-ditore të afatit të verifikimit, në rast se është kërkuar informacion nga shtete të tjera. Brenda 10 ditëve nga përfundimi i kontrollit, DSIK, pas përgatitjes nga grupi i punës të dokumentit/ raportit, ia paraqet atë Komisionit.
Gjyqtarët e vlerësuar nga KLD Gjyqtar Petrit Çomo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Sokol Tona, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Ridvan Hado, Gjykata e Apelit Tiranë;
Gjyqtar Agim Bendo, Gjykata e Apelit Tiranë;
Gjyqtare Fiqirete Mullaj, Gjykata e Apelit Tiranë;
Gjyqtare Fatmira Hajdari, Gjykata e Apelit Tiranë;
Gjyqtare Etleva Deda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda;
Gjyqtare Marjana Dedi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtare Blerina Muça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Amarildo Laçi, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë;
Gjyqtare Albana Boksi, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;
Gjyqtar Fuat Vjerdha, Gjykata e Apelit Shkodër;
Gjyqtare Dhurata Haveri, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;
Gjyqtar Fran Prendi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Redaksia OnlineAl.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor, 20:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor, 20:11
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48
-
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)
26 Dhjetor, 19:40