Hetim me Antimafian, Shullazit
i zbulohet vetëm hotel "Vollga"

Vetëm pak ditë pasi prokuroria ngriti 7 akuza zyrtare ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 bashkëpuntorëve të tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda,paralelisht ka nisur një hetim pasur ndaj pesë të pandehurve.

Hetimi mbështetet në ligjin antimafia dhe vjen në një kohë kur janë ngritur dyshime të forta se Shullazi administron pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare në emër e tij ose familjarëve apo shokëve të vet.

Në hetim 5 të pandehurit, Shullazi i mori Beqajt 541 mijë euro
Në dëshminë që ka dhënë bashkëpunëtori i prokurorisë, biznesmeni Ylvi Beqja, ka rëfyer se Shullazi i ka marë në formën e kërcënimeve dhe kanosjes, 30 për qind të pasurisë të ish-hotel Vollgës dhe një shumë prej 541 mijë euro. Vetëm në dy raste këtë sasi eurosh e ka marë duke përdorur çeqet bankare, ndërsa herët e tjera, Shullazit i janë dorëzuar dorazi shumat në euro. Nisur nga kjo situatë, prokuroria mësohet se u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë që të verifikojnë nëse shtetasit Gilmando Dani, Emiliano Shullazi dhe Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, kanë llogari bankare. E njëjta kërkesë u është përcjellë edhe zyrave hipotekore në vend. Nga ana tjetër, Prokuroia e Krimeve të Rënda kërkon të zbardhë skemën se si vendoseshin gjobat, për sa kohë disponojnë deklaratën e një shtetasi që pohon se është telefonuar prej Shullazit.Deri në këtë momente në emër të Shullazit është rregjistruar vetëm hotel Vollga në Durrës, por pritet që në ditët në vijim, prokuroria të njihet dhe me përgjigje të tjera të hipotekës dhe bankave të nivelit të dytë.

Dosja në gjykatë
Kur janë mbushur një vit nga arrestimi i Emiljano Shullazit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur dosjen në ngarkim të tij, duke e akuzuar për 7 vepra penale të rënda. Së bashku me Shullazin,prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi kanë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë dhe 4 të pandehurit e tjerë të kësaj dosje, shtetasin Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi. Të gjithë këta persona sipas prokurorisë akuzohen për gjobitjen e biznesmenëve Ylvi Beqja,Jani Zakës, venien e tritolit tek garazhi i Zakës në Tiranë, vendosje tritoli në ambjentet e biznesit të Adriatik Kërçuku dhe deri tek kërcënimin e profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.Çështja penale në ngarkim të të pandehurve ka filluar me marrjen e informacionit për referimin e figurës së veprës penale nga i cili rezulton e pasqyruar se personat të ndryshëm në baskëpunim me njëri tjetrin si Emiljano Shullazi,Gilmando Dani etj, veprojnë në bashkëpunim me njëri tjetrin me qëllim kryerjen e veprave të ndryshme kriminale.

Shullazi rol organizativ
Në përfundim të hetimit të disa prej episodeve të hetuara në funskion të procedimit penal me nr 26 të vitit 2016 rezulton sa më poshtë: i pandehuri Emiljano Shullazi është me banim në Tiranë dhe ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë duke kryer një sërë veprash penale. Ky i pandehur ka arritur të bëjë të mundur formimin e një grupi të strukturuar kriminal, duke siguruar anëtarësinë e grupit,vijimësinë e tij, pasjen e një hierarkie në grup dhe kryerjen e veprave të ndryshme penale në formë të grupit të strukturuar kriminal. I pandehuri Emiljano Shullazi është personi që ka rolin organizativ dhe personi i cili me veprime aktive ka krijuar grupin e strukturuar. Si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal janë të pandehurit Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela, Blerim Shullazi dhe persona të tjerë për të cilët hetimet janë në vazhdimësi. Duke funksionuar si grup i strukturuar kriminal, të pandehurit e mësipërm kanë marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin, dhe veprojnë në bazë të një plani të paramenduar. Të pandehurit janë të lidhur me njëri-tjetrin në marrëdhënie shoqërore por dhe në marrëdhënie farefisnore.

Grupi i strukturuar kriminal i përbërë nga të pandehurit sa më sipër por dhe persona të tjerë ka funskionuar për një periudhë kohore disa vjeçare duke kryer disa vepra penale me qëllim realizimin e përfitimeve materiale dhe jomateriale. Faktet penale që i atribuohen të pandehurve lidhen me një sërë ngjarjesh të ndodhura dhe që përfshijnë kryerjen e veprave të ndryshme penale,si “Shtrëngim për dhënie pasurie”, “Shkatërrrim prone me eksploziv”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe konkretisht në shtrëngimin për dhënie pasurie që i është bërë shtetasit Jani Zaka në drejtim të përftimit të një pjese të pasurisë ne menyre te padrejte, shtrëngimin për dhënie pasurie që i është bërë shtetasit Ylvi Beqja në drejtim të përftimit të një pjese të pasurisë ne menyre te padrejte, shtrëngimit për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Adriatik Kërçuku, si dhe kanosjen e bërë për shkak të detyrës në dëm të shtetasve Mynyr Koni dhe Dhori Kule, si dhe Shkatërrimit të pronës me eksploziv të shtetasit Zaka, shkatërrim prone me eksploziv të shtetasit Adriatik Kërcuku.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave