Kush i nxori përgjimet e dosjes 339? Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës: Po e kaloj pa përgjigje...

Kush i nxori përgjimet e dosjes 339? Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës: Po e kaloj pa përgjigje...

TIRANE-Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj gjatë konferencës për mediat ku doli sot për të njoftuar goditjen e rastit të kontrabandës së makinave u pyet edhe për hetimet e nisura për nxjerrjen e përgjimeve të dosjes 339 pas përgjimeve që u publikuan nga gazeta gjermane 'Bild'.

"Ne do të themi sot atë për të cilën kemi dalë për të thënë dhe në raport me atë çështjen për të cilën po flasim. Prokuroria prezanton dhe bën publike ato detaje që nuk hyjnë në rangun e sekretit hetimor dhe bëhen publike në momentin që ne i shohim të arsyeshme pa cenuar hetimin e çështjes. Po e kaloj pa përgjigje pjesën cilët janë objekt hetimi dhe si po zhvillohen hetimet" tha ajo duke u shmangur.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet në lidhje me përgjimet që nxori 'Bild' për të zbuluar arsyet e publikimit të materialeve që i përkasin dosjes 339, ndërsa Krimet e Rënda nisën një tjetër hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në përgjimet e reja që janë publikuar para dy ditësh nga 'Bild' janë bisedat mes anëtarit të bandës së Shijakut, Astrit Avdylajt me Vangjush Dakon dhe zyrtarë të tjerë lokalë socialistë. Por Dako dje e mohoi. Ai tha se në përgjimin e publikuar nuk është duke folur me Avdylajn, siç pretendohet, ndonëse nuk ka preferuar që të thotë emrin se me kë ka folur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen