TIRANË- SPAK po vijon me hetimet për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera tenderuese.
Mësohet se ditën e sotme SPAK ka urdhëruar kontrolle dhe ka sekuestruar materiale te biznese që janë të lidhur kryesisht në firmat e ndërtimit që kanë marrë tendera te Unaza e Madhe në Tiranë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar tek: ‘Alko Impex’ e Arbër Abazit e ‘2T’ e Artan Sakos, fitues të lotit të 7 të Unazës, tek ‘GPG; e Paqsor Buzit dhe ‘Senka; e Ylli Senkës, fitues të Lotit të 5 të Unazës, tek firma Albstar, fituese e Lotit të 3-të të punimeve për Unazën e Madhe të Tiranës dhe tek firma ‘Salillari’ e Pëllumb Salillarit, fitues i Lotit 1 të Unazës së Madhe.
Me vendim të GJKKO-së janë lëshuar 20 vendime për kontrolle biznesi dhe për bashkëpunëtorë të afërt, vartës, të Ballukut, ndërsa ka pasur sekuestro celularësh dhe dokumentacionesh.
Kontrollet janë ushtruar nga BKH në Tiranë, Fier dhe Lushnje. Në këtë aksion, BKH mbështetet nga Policia e Shtetit dhe në dispozicion janë rreth 40 efektivë.
Tenderi për Unazën e Madhe është fituar nga një bashkim i tre 3 operatorëve, “Euroteorema Peqin” shpk – “Pe-Vla-Ku” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk. Oferta e tyre ka qenë sa 95% e fondit limit të tenderit, pra e kanë fituar ndërtimin e lotit të katërt me 19.9 mln euro pa TVSH, ndërkohë që fondi limit ishte rreth 21 mln euro.
SPAK ka ushtruar herë pas here kontrolle në vazhdë të këtij hetimi. Më 28 dhjetor SPAK ushtroi një tjetër valë kontrollesh te biznesmenët të cilët kanë fituar tenderët me vlerë miliona euro, mes tyre edhe te kompania Gener 2 e botuesit dhe ndërtuesit Bashkim Ulaj apo edhe te Ilir Shtufni. Pjesë e kontrolleve ishin edhe dy ish-vartës të Belinda Ballukut, aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli dhe ish-kreu i KESH Erald Elezi apo edhe drejtoresha aktuale e KESH, Viola Haxhiademi.
Kontrollet vijnë në një kohë, kur një kërkesë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut prej lejen e Kuvendit. Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, e pandehur për tunelin e Llogarasë dhe e dyshuar edhe për 10 të tjerë
Komente










pastruesja halldupe nga greqia qe u be zv ministre vetem ketu ndodh , dhe me e keqja halldupja perdoret per te zhvate shqiptaret e shkret me rroga katastrofale
PërgjigjuSkA mundesi kjo ska prek lek me Dor se di pse e akuzojn kot
Përgjigju