Biznesmeni Klodjan Allajbeu u paraqit në SPAK lidhur me hetimet që po zhvillohen për koncesionin e laboratorëve. Thirrja e tij në Prokurorinë e Posaçme si person që ka dijeni për çështjen vjen pas kontrollove të ushtruara në kompani të lidhura me të dhe spitalin Amerikan.
Ai ka qëndruar për rreth 3 orë në SPAK. Pas daljes nga prokuroria, Allajbeu nuk pranoi të flasë për mediat.
Nga kontrollet u sekuestruan dokumente, celularë, kompjutera dhe materiale të tjera të vlefshme për hetim të koncesionit mbi 100 milionë euro. Ndërsa vetë Allajbeut, SPAK i ka sekuestruar telefonin gjatë kontrollit personal.
Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në 24 prill 2019, ndërsa procedurat kishin nisur që në vitin 2015. Një raport i tetorit 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti shkelje të madhe dhe arriti në përfundimin se Ministria e Shëndetësisë e kishte dhënë atë në kundërshtim me ligjin “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”. Për këtë procedurë, KLSH paditi në SPAK shtatë anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit si dhe i kërkon gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa për rishikimin dhe zgjidhjen e kontratës.
Komente










Ky rac teroristi dobiç i sorosite qe po zhduk kombin shqiptare duhet zhdukur si fise lavdi komunizmit.ite qe i varte ne litare antishqiptarizmin
Përgjigju