Hetimet për Metën, Komisioni i Venecias vjen në Shqipëri në 13-14 shkurt

Hetimet për Metën, Komisioni i Venecias vjen në Shqipëri në 13-14 shkurt

Përfaqësuesit e komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Shqipëri me 13-14 shkurt. Në vendin tonë Komisioni Hetimor që ka marrë në shqyrtim, nëse presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje me veprimet e tij, është kërkuar oponioni i Venecias. Kështu Komisioni i Venecias do të shqyrtojë përplasjen për Gjykatën Kushtetuese mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta, ku për këtë të fundit do të jap një opinion nëse ai  ka shkelur Kushtetutën.

Mësohet se në axhendë janë takimet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, komisionin hetimor, avokatin e popullit, opozitën jashtëparlamentare dhe OJF.

Socialistët pretendojnë se Presidenti është sërish në shkelje të Kushtetutës me mos-dekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës. Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës i drejtori 5 pyetje 'Venecias' në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit. Edhe Presidenti i Republikës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Perplasja institucionale mes Presidentit Meta dhe kryetarit të KED-së Dvorani përfundoi në SPAK.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda