Hetimi i CEZ, dëshmon sekseri 
Merxhani: Negociatat i bëri Nuel Kalaj

Hetimi i CEZ, dëshmon sekseri <br />Merxhani: Negociatat i bëri Nuel Kalaj
Komisioni Hetimor për marrëveshjen e privatizimit të OSSH te kompania çeke, CEZ, dëgjoi sot dëshminë e sekserit tjetër, Hamza Merxhani. 

 Ai ka rrëfyer përmes Skype se negocitatat kanë nisur në vitin 2006 dhe drejtuesit e CEZ në atë kohë janë takuar me Ministrin e Energjitikës Genc Rulin. Merxhani më pas shton se me negociatat është marrë Nuel Kalaj. 

"Me Nulej Kalajn jam njohur në vitin 2006. Jam takuar me Nuelin përmes shokëve. Në fillim kemi biseduar për këtë punë. Kam negociuar në 2005 dhe 2006 për privatizimin e OSSH nga CEZ. Kisha edhe Drejtorin e Përgjithshëm të CEZ-it dhe Nueli na ka pritur në aeroport dhe na ka shoqëruar me makinë", tha Merxhani.  

 Ai sqaroi lidhjet e tij me Nuel Kalajn, ndërsa i pyetur për transaksionet bankare të kryera prej tij, tha se nuk ka dijeni. 

Merxhani shtoi gjithashtu se me Kalaj ishte njohur në vitin 2006, kur po vijonin negociatat mes autoriteteve shqiptare me çekët e CEZ. Ai pranoi se ka negociuar personalisht privatizimin e OSSH te CEZ-i. 

Dëshmia e sekserit të CEZ, Hamza Merxhani: 

Balla: Si e keni njohur Nuel Kalajn?
Hamza Merxhani: Kur nisëm punën në Kosovë Nueli mu duk djalë serioz, çdo gjë në rregull dhe i tregova për ta bërë përcjellës së delegacioneve.

Balla: Pra më shumë Nuel Kalaj garantonte sigurinë, por nuk bënte asistencë konsulence?
Hamza Merxhani:
Në fillim fillim kemi biseduar për këtë punë, për këtë kishte edhe kontratë. 

Balla: Po më pas gjatë fillimit të vizitave çfarë punësh bënte Nuel Kalaj për ju dhe për CEZ?
Hamza Merxhani:
Në 2007, pasi e mori kontratën, nuk kishim ndonjë kontratë që unë dhe ai të ishim ortakë. Unë kisha kontratën time të
kisha punë në Kosovë, në Shqipëri nuk më interesonte. Nga fundi i 2007 për ditën e pavarësisë ai u largua nga unë, nuk donte shumë
shoqëri dhe u ftohën marrëdhëniet tona.

Balla: A ka qenë Kalaj në takimin që ju keni bërë me Genc Rulin?
Hamza Merxhani:
Unë mendoj se jo. Në atë kohë na kanë pritur me makina. 

Balla: Pra Nuel ju ka ardhur ju ka pritur në aeroport?
Hamza Merxhani:
Në ka pritur në aeroport, ka organizuar edhe me shumë shokë të tjerë që të na shoqërojnë me makina që mos na
ndodhte gjë.

Balla: Në vlerësimin tuaj zoti Kalaj ka njohuritë e nevojshme për të qenë ekspert në sektorin energjitik?
Hamza Merxhani:
Nuk jam unë vetë ekspert dhe nuk mund të vlerësoj të tjerët. Ai njeri ka qenë biznesmen serioz kur e kam njohur unë.

Balla: A kishte Nuel Kalaj lidhje me autoritete të qeverisë së asaj kohe?
Hamza Merxhani:
Në atë kohë me sa di unë nuk ka pasur. Ai ka qenë i sinqertë ndaj meje dhe asnjëherë nuk ka përmendur ndonjëherë ndonjë shok, ai ka kërkuar prej meje që të punojmë. Kjo ka qenë punë që i kam dhënë, që t'i ruajë njerëzit. Pastaj unë nuk e di ca ka ndodhur. Ai ka qenë njeri për t'i përcjellë çekët në vendet ku ata duhet të shkojnë.

Balla: A ka lidhur CEZ kontratë lobimi me Nuel Kalaj?
Hamza Merxhani:
Kur ka parë kontratat, edhe takimet i ka bërë 80% pa mua. Ka pasur përkthyesin e vet dhe nuk i jam dashur unë.

Balla: Pra ju ka shmangur ju?
Hamza Merxhani:
Nuk ka pasur nevojë të më shmangte mua. Ai ka pasur kontratën e tij, unë timen. CEZ ka pasur një princim që mos përziheshin menaxherët.

Balla: Ne kemi administruar nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri disa tranksasione me një shumë disa mln euro dhe kemi kuptuar se nga një llogari X e CEZ në Pragë janë tranferuar në një llogari personale të Nuel Kalajt disa mln euro…
Hamza Merxhani:
Unë nuk jam CEZ, nuk di gjë për këtë punë. Në 2007 ai ishte ftohur prej meje dhe nuk bisedonte me mua.

Balla: Ju e keni marrë 0.3% nga CEZ meqë privatizimi doli me sukses?
Hamza Merxhani:
Unë e kam marrë në Çeki.

Balla: A mund të na thoni sa ka qenë pjesa që Nuel Kalaj ka marrë?
Hamza Merxhani:
Nuk mund ta dij se janë punë të CEZ dhe nëse pyet
dike nuk tregojnë.

Balla: Ne na rezulton se Nuel Kalaj një pjesë të parave i ka tërhequr kesh dhe 4 ditë më pas është larguar nga Shqipëria në rrugë tokësore,
keni dijeni se ku ndodhet ai, meqe e keni pasur mik?
Hamza Merxhani:
Sikur t'i kisha kthyer vitet pas do kisha dashur ta kisha mik prape, por prej ditën që jam larguar nga Shqipëria nuk di
asgjë për të.

Balla: Po autoritete të tjera shqiptare përveç Rulit kë keni takuar?
Hamza Merxhani:
Unë nuk kam pasur nevojë të takoj, sepse ka komunikuar tjetër kush me ata. 

Balla: Kush është tjetër kush, kush është ky personi tjetër ?
Hamza Merxhani:
Përveç Nuel Kalajt, nuk ka pasur tjetër kush që mund të flasë për këtë punë.

Balla: Do thërrasim Shkëlzenin për të dëshmuar
Komisioni Hetimor për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pritet të thërrasë për të dëshmuar, Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.  

Në bazë të provave të siguruara nga komisioni hetimor, Shkëlzen Berisha rezulton të ketë qenë sekseri kryesor i privatizimit të OSSH. Gjithashtu, dyshohet se ai ka negociuar edhe marrëveshjen CEZ-DIA. 

"Personi Shkëlzen Berisha duhet të dëshmojë para këtij komisioni me rrethanat që është paraqitur gjatë hetimit. Nuk ka nevojë për debat për këtë çështjet, depozitoni me shkrim dhe ne ta shqyrtojmë në mbledhjen e ardhshme. Mbledhjen e ardhshme ta shqyrtojmë këtë kërkesë që do të sjellë deputeti Koçi. Nëse na rezulton që Shkëlzen Berisha ka dijeni, sigurisht që do ta thërrasim e do ta pyesim për dijenitë që ka. Nëse ne këtu marrim vendim se Shkëlzeni s'ka pse thirret se gjërat janë të qarta, atëherë kjo nuk shkon. Mbledhjen e jashte do të bëj një kërkesë për të dëshmuar ish-drejtori i Drejtorisë së Parave, por nuk e bëj dot pa e sjellë do si projektvendim në komision. Paraqisni projektvendime sipas nevojës së punës që ka ky komision", u shpreh Balla. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim