Hetimi për gjetjen e 44 të zhdukurve në Spaç, Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: Kemi nisur kërkimet në terren, për 3 muaj bëjmë gati raportin paraprak

TIRANË- Autoritet i Dosjeve ka nisur hetimet administrative për gjetjen e eshtrave të 44 të zhdukurve në burgun famëkeq të Spaçit. Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula shpjegoi në Report Tv detaje nga ky hetim, për të cilin thotë se tashmë ka nisur puna në terren. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Sula tha se në harkun kohor prej tre muajsh do të ketë një raport paraprak për hetimet që kanë nisur gjetjen e të 44 të zhdukurve në Spaç. Sula u shpreh se u detyrohen familjarëve qartësimin e fatit dhe qartësimin e dyshimeve që ata kanë për vendvarrimet.

“Kjo masë materiale arkivë dëshmi, përveç aplikimit të familjarëve, përmes edhe vëzhgimeve paraprake në terren, kemi konkluduar se ka dyshime për 4 vende ku mund të jenë varrosur. Këto mund të jenë ata që ke me vendim gjyqësor, ata që kanë tentuar të arratisen dhe janë vrarë nga ushtarët që ruanin kampin, ata që mund të jenë vetëvrarë dhe ata që kanë vdekur nga shkaqet e punës, ose nga aksidentit në minierë. U detyrohemi familjarëve qartësimin e fatit dhe për të qartësuar dyshimet për vendvarrimet. Tani krijohet një hetim administrativ, më i thelluar ku institucioneve iu dha mundësia për të pyetur personat që kanë dijeni, për t’u konsultuar me familjarët dhe për të përdorur disa mjete shtesë sic kanë të bëjnë me sondazhe të truallit me mjete si radarët, apo mjete që pa gërmuar krijojnë një raport të caktuar me tjetërsimet që mund të ketë pësuar terreni nga gjendja e mbetjeve mortore të personave. Mendojmë që për 3 muaj do kemi një raport paraprak. Ka nisur puna në terren, është një ekip që mund ta bëjë këtë detyrë, është hera e parë që e bëjmë. Kemi marrë vendimin të fillojmë hetim për 7 vende", tha Sula. 

Sula tregoi edhe se si arritën deri në këtë pikë, në nisjen e hetimeve. Ajo thotë se kanë gjetur 2002 dosje hetimore gjyqësore të të dënuarve politik, kanë siguruar 50 dëshmi nga ish të përndjekurit politikë, ku ka detaje për mënyrën se si ata janë trajtuar në burgun e Spaçit dhe në punën e detyruar.

“Duke qenë se këtë vit ishte 50 vjetori i Revoltës dhe organizuar një grup pune për të parë me themel se ca është Spaçi në dokumentet tona, gjetëm 2002 dosje hetimore gjyqësore të të dënuarve politik që janë aty. Historikun e burgut, historinë e kampit 303 që ka qenë një kamp pune lëvizës. Gjetëm harta dokumente, plus edhe familjarët që vijnë dhe vetë të dënuarit. Ish të dënuarit jetojnë akoma, më thonë që janë 400, duhet verifikuar, pro ne sot që flasim kemi mbledhur 50 dëshmi nga ish-dënuarit, ka edhe të tjerë. Bëmë gati një listë pyetjesh. Ka gjithë origjinën familjare, mënyra si janë trajtuar para arrestimin, qeli, burgim në aspektet e punës", shpjegoi Sula. 

Ajo u ndal edhe në detaje të reja që janë zbuluar nga sigurimi i këtyre dëshmive e dokumenteve. Një detaj interesat është s epërmes punës së detyruar ish-të burgosurit kanë nxjerrë nga minierat 4 mln ton bakër dhe pirit, e madje në të shumtën e rasteve ata nuk pauheshin. I vetmi rast kur paguheshin për këtë punë të detyruar, ishte kur arrinin normën dhe merrnin vetëm 10% të pagës  së një qytetari të lirë.

"Na dolën disa gjëra të reja, Gjëja  e parë, të tërë thonim i dënuar kot, edhe në ligjet e kohës ndihen krejtësisht të kuadratuar të padrejtë, një pjesë se kanë ndjerë veten heronj, se një pjesë natyrisht që kanë bërë akte. Përdorimi i matjeve të dënimeve, brenda rreth 55% e të dënuarve figurojnë të ridënuar, numri shumë i lartë i viteve të burgimit. Rreth 40% janë mbi 10 vjet të dënuar. Tjetra ka të bëjë me punën e papaguar të detyruar, për të cilën të dënuarit thonë se as nuk ishin dënuar për punë të detyruar. Të detyruar përmes dhunës që të bënin një punë. U qartësua elementi i prodhimit të punës së tyre të detyruar, 4 mln ton bakër dhe pirit, një pagesë që ishte vetëm 10% nëse ato plotësonin normën, merrnin vetëm10% të pagës së një qytetari të lirë. 2300 ka qenë numri i të burgosurve. Spaçi ka një hije më të madhe për aq sa është folur deri më tani. Atë që kërkojnë viktimat sot është të thuhet historia e tyre", tha ajo. 

Në Spaç kanë vuajtur dënimin 2300 të burgosur. Janë mbi 6 mijë të zhdukur në të gjithë vendin, të pushkatuar nga regjimi, ose të vdekur në burgje e kampet e internimit.

Skica e burgut të Spaçit

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 05/06/2023 15:44

    Lubonja e futi babain e vet ne burg cte semes kërkon plehra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë