Eurodeputetja greke, Eva Kaili e dyshuara kryesore për skandalin e korrupsionit në Parlamentin Europian ka kërkuar që t’i hiqet masa e sigurisë së arrestit shtëpiak pasi dëshiron të rikthehet në punë si deputete e PE-së.
Po ashtu, dy eurodeputetë të tjerë të përfshuirë në hetim, belgu Marc Tarabella dhe italiani Andrea Cozzolino mund të ndjekin të njëjtat hapa si Kaili. Që prej të martës Tarabellës nuk do i duhet më të mbajë gjurmues elektorin dhe mund të lërë arrestin shtëpiak nën disa kushte të caktuara.
Të tre akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Por siç është njoftuar më herët, ata vijojnë të jenë anëtarë të Parlamentit Europian me të gjitha të drejtat që lidhen me postin.
Në 12 prill u mor vendimi për lirimin nga qelia të Eva Kailit e cila do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në mbyllje të hetimeve ndaj saj për skandalin e njohur si 'Katar-gate'.
Eurodeputetja u arrestua më 9 dhjetor dhe menjëherë iu hoq imuniteti parlamentar ndërsa u shkarkua edhe nga posti i nënkryetares së Parlamentit Evropian. 44-vjeçarja Kaili u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun e Harenit, në periferi të Brukselit.
Arrestimi i saj shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Brukselin dhe nxori në dritë një hetim mbi një skemë që përfshin shuma "të mëdha" parash dhe dhurata "të shtrenjta" që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimet e BE-së për dy këto vende. Si pjesë e hetimit, policia belge sekuestroi më shumë se 1.5 milionë euro para cash pas kontrolleve në shtëpi dhe zyra. Siç dihet Eva Kaili për sa kohë nuk jep dorëheqjen mbetet eurodeputete dhe i takon një pagë pas taksave prej 7146 euro në muaj.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor 2024, 16:56
-
Shpërthimi në Zubin Potok/ Raportuesi për Kosovën në PE: Kriminelët të dalin para drejtësisë
9 Dhjetor 2024, 15:43
-
Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE
25 Nëntor 2024, 15:41
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor 2024, 10:27
-
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Europian
18 Nëntor 2024, 15:49
-
BE/ PPE dhe e djathta kundër ligjit për shpyllëzimin: Shumica Ursula nuk ekziston më
14 Nëntor 2024, 17:58
-
Ylli Pata: Shuplaka e europarlamentarëve ndaj Gazment Bardhit, kur BE flet shqip
30 Tetor 2024, 21:16
-
Zbardhen Amendamentet që PS-ja i pranoi Fredi Belerit! Të parat u aprovuan, 3 të fundit u riformuluan me bashkëdakordësi, por PD refuzoi
30 Tetor 2024, 15:48
-
Tryeza e stabilizim-asociimit, s'ka konsensus para BE-së! Opozita refuzon të votojë deklaratën e përbashkët! Eurodeputetët: Vota kundër sinjal negativ për Brukselin
30 Tetor 2024, 12:07
-
Partia Demokratike e dyzuar për protestën, ndahet në dy pjesë! Një palë me eurodeputetët, të tjerët në bllokim rrugësh e mosbindje civile
29 Tetor 2024, 18:40
-
Sot takimi i 18 i ndërparlamentar për stabilizim-asociimin/ Gogu për integrimin në BE: Kemi hyrë në një fazë që sjell përgjegjësi të thella
29 Tetor 2024, 15:49