Hezbollahu sulmon Izraelin me 300 raketa, njëra synon dhe selinë e Mossad-it! Britania nis 700 trupa në Qipro, Khamenei: Nuk do ta mposhtni!

Hezbollahu sulmon Izraelin me 300 raketa, njëra synon dhe selinë e Mossad-it! Britania nis 700 trupa në Qipro, Khamenei: Nuk do ta mposhtni!

Pamje nga bombardimet izraelite në Liban

Liban- Fshatrat në kufirin paralel mes Libanit Jugor dhe Izraelit Verior janë rrafshuar të gjtiha nga raketat e panumërta të lëshuara përgjatë 23-24 Shtatorit nga IDF-ja.

Numri i viktimave përcaktohet mes 560-600, (ende jo zyrtar dhe përfundimtar), mes të cilëve edhe të paktën 50 fëmijë. Izraeli pretendon se ka goditur bazat e Hezbollah të vendosura në shtëpitë kufitare libaneze, që i kanë shndërruar edhe në depo armatimesh të rënda, gati për sulm, por Bejruti akuzoi për vrasje masive të civilëve.

Bombardimet mësohet se kanë vijuar edhe përgjatë mëngjesit të sotëm (25 Shtator). Edhe disa punonjës të OKB-së dyshohet se mund të kenë rënë viktima të sulmeve me bomba.

Por as Hezbollah nuk ka mbetur pas. Organizata ushtarake u përgjigj me një breshëri raketash në veri të Izraelit, 300 sipas IDF, vëllimi më intensiv i zjarrit në një ditë të vetme që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar.

Një prej objektivave ishte selia e inteligjencës së Mossad-it, afër Tel-Avivit. Hezbollah konfirmoi se një prej raketave e lëshoi drejt selisë së spiunazhit, por IDF tha se selia ndodhej në vend tjetër dhe nuk pati dëme e viktima, pasi sulmi u asgjësua nga sistemi antiraketor "Iron Dome", sipas "Reuters".

“La Repubblica” shkruan se Hezbollah përdori armë të reja, raketat Fadi 3, me një rreze më të madhe se 100 km të Fadi2, të lëshuara kundër njësisë izraelite Samson, e cila strehon një qendër komanduese ushtarake.

Britania e Madhe ka nisur gjithashtu 700 trupa drejt bazës së saj në Qipro, me qëllim monitorimin e situatës dhe evakuimin e shtetasve britanikë nga zona e konfliktit. Qeveria e Starmer i trembet përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme.

Sot reagoi edhe lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, që tha se "sado Izraeli të vrasë komandantët e Hezbollahut, nuk e mposht dot atë" dhe se "libanezët dhe palestinezët do dalin fitimtarë".

Në Dahieh izraelitët vranë komandantin e larë të Hezbollah, Ibrahim Qubaisi dhe IDF tha se bashkë me të u vranë edhe 2 komandantë të tjerë, të rangut më të ulët.

Faqja e internetit “Axios” shkruan se “kreu i Hezbollahut, Nasrallah, u ka kërkuar iranianëve mbështetje, një sulm i Teheranit ndaj Izraelit që lehtëson presionin ndaj luftëtarëve të tij, por mori përgjigje të pakapshme, "nuk është koha e duhur".

Presidenti iranian Pezeshkian ndodhet në Nju Jork, në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku ka lëshuar mesazhe se “nuk duhet të lejojmë që Libani të bëhet një Gaza e dytë” dhe akuzoi Izraelin.

Nga ana tjetër, libanezët vazhdojnë të ikin nga Jugu dhe Lugina Beqaa, drejt Sirisë dhe përtej kufirit poroz lindor. Deri tani ka të paktën 20 mijë persona të zhvendosur. Izraeli deklaron hapur se  “sulmet do të vazhdojnë derisa Hezbollahu të ndalojë lëshimet e raketave në veri të vendit”.

“Ne jemi të hapur ndaj ideve për de-përshkallëzimin e konfliktit”, deklaroi ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon.

Izraeli mohon se ka qëllim një pushtim të territorit libanez.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
Izraeli deklaron se po lufton me strategji sekrete: Kemi hyrë në një fazë të re, goditëm aftësitë e Hezbollahut! Duhet të jemi të përgatitur

Bombardimet izraelite në LIban

Izraeli deklaron se ka hyrë në një fazë të re të strategjisë së tij ushtarake, në dy frontet e luftës që po zhvillon në Gaza ndaj Hamasit dhe në Liban ndaj Hezbollahut.

Gjeneralmajor Ori Gordin, kreu i komandës veriore të ushtrisë izraelite IDF, nuk specifikoi nëse vërejtjet ishin një referencë për një inkursion të mundshëm tokësor në Libanin Jugor, por la të kuptohej se Tel-Avivi i kishte mirëmenduar planet ushtarake që më herët.

"Ne kemi hyrë në një fazë të re të fushatës", tha ai, sipas deklaratës ushtarake.

Dhe më tej shpjegoi se:

"Operacioni filloi me një goditje të rëndësishme ndaj aftësive të Hezbollahut (shpërthimi i telekomanduar i biperave dhe radiove), duke u fokusuar në aftësitë e tyre të zjarrit dhe një goditje shumë domethënëse ndaj komandantëve dhe operativëve të organizatës (vrasja e tyre dhe sulmet me raketa). Përballë kësaj, ne duhet të ndryshojmë situatën e sigurisë dhe duhet të jemi plotësisht të përgatitur, për manovra dhe operativë të organizatës".

Ora 13:39
Bombardimet e Izraelit/ Reagon lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei: Vrasja e anëtarëve të Hezbollahut, nuk do ta mposhtë atë!

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei

Teheran- “Vrasja e anëtarëve të lartë të Hezbollahut në Liban nuk do ta gjunjëzojë atë”.

Kështu u shpreh sot (e mërkurë, 25 Shtator), lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Të martën, një sulm në Bejrut vrau komandantin e lartë të Hezbollahut, Ibrahim Qubaisi, i cili drejtoi forcën raketore të grupit. Ai ishte një nga disa figura kyçe që janë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut, gati një vit më parë.

"Forca organizative dhe burimet njerëzore të Hezbollahut janë shumë të forta dhe nuk do të goditen në mënyrë kritike nga vrasja e një komandanti të lartë, edhe nëse kjo është qartësisht një humbje", tha Khamenei.

"Rezistenca palestineze dhe libaneze do të ketë fitoren përfundimtare", shtoi ai

Irani ka qenë aleat i Hezbollahut që nga krijimi i grupit të armatosur libanez, në vitin 1982.

Izraeli ka shtuar bombardimet në Libanin Jugor prej të hënës, teksa IDF ka shënjestruar të paktën 2 mijë objektiva. Raketat kanë vrarë deri tani rreth 600 njerëz, mes të cilëve 50 fëmijë.

Ora 11:57
Hezbollahu tha se goditi me raketë selinë e Mossad, Izraeli e mohon! IDF bombardon sërish me avionë Libanin

Momenti kur sistemi antiraketor 'Iron Dome' i Izraelit kap silurat nga Libani

Hezbollahu tha se luftëtarët e tij kishin gjuajtur një raketë që synonte selinë e agjencisë së spiunazhit Mossad, pranë Tel Avivit të mërkurën (sot, 25 Shtator), teksa dhe Izraeli kreu më shumë sulme ajrore në Libanin jugor.

Ushtria izraelite tha nga ana e saj se një raketë e vetme tokë-tokë u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore antiraketë (Sistemi Antiraketor "Iron Dome"), pasi u zbulua se po kalonte nga Libani.

Izraeli tha se avionët e tij luftarakë aktualisht po kryejnë sulme të gjera në Libanin jugor dhe Luginën Bekaa, por nuk ka shifra të dëmeve dhe objektivave.  

Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Tel Aviv, kryeqyteti ekonomik i Izraelit, por nuk pati raportime për dëme apo viktima. Zëdhënësi ushtarak izraelit Nadav Shoshani tha se ai nuk mund të konfirmonte se cili ishte objektivi i Hezbollahut, kur lëshoi ​​raketën nga një fshat në Liban.

"Rezultati ishte një raketë e rëndë, që shkonte drejt Tel Avivit, drejt zonave civile në Tel Aviv. Selia e Mossad nuk është në atë zonë", tha ai.

Sirenat paralajmëruese u dëgjuan edhe në zona të tjera të Izraelit qendror, duke përfshirë qytetin e Netanyas.

Ora 10:34
Izrael-Hezbollah/ Edhe Britania dërgon 700 trupa në Qipro: Shtetasit britanikë të evakuohen nga Libani! Kryeministri Starmer: Palët të tërhiqen!

Raketa në qiellin e Izraelit

LONDËR- Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Britania po zhvendos trupat në Qipro, për të ndihmuar shtetasit e saj të largohen nga Libani, pasi kryeministri Keir Starmer paralajmëroi se përshkallëzimi i luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut po e shtynte rajonin drejt “greminës”.

Qeveria tha në një deklaratë të martën vonë se 700 trupa do të udhëtojnë në Qipro, duke forcuar praninë e saj në zonën ku ajo tashmë ka dy anije të Marinës Mbretërore, avionë dhe helikopterë transporti.

"Ngjarjet në orët dhe ditët e kaluara kanë treguar se sa e paqëndrueshme Situata është, prandaj mesazhi ynë është i qartë, shtetasit britanikë duhet të largohen tani”, tha Sekretari i Mbrojtjes John Healey, sipas “Reuters”.

"Qeveria jonë po siguron të gjitha përgatitjet për të mbështetur shtetasit britanikë nëse situata përkeqësohet."

Luftimet e ashpra këtë javë midis Izraelit dhe Hezbollahut libanez të mbështetur nga Irani kanë rritur frikën se konflikti gati një vjeçar do të shpërthejë dhe do të destabilizojë Lindjen e Mesme.

Starmer tha se ishte shumë i shqetësuar që rajoni po dilte jashtë kontrollit.

"Të gjitha palët duhet të tërhiqen", tha ai në një intervistë për radion LBC. "Unë padyshim që do të shkoj në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të biseduar me kolegët dhe aleatët, por mesazhi im do të jetë shumë armëpushim. Tërhiquni nga pragu. De-përshkallëzoni situatën".

Ora 10:10
Hezbollahu lëshoi 300 raketa, njëra synoi edhe selinë e Mossad-it afër Tel-Avivit! IDF: Nuk pati dëme dhe viktima

Momenti kur aktivizohet mbrojtja raketore e Izraelit

Izrael- Hezbollahu njoftoi se lëshoi 300 raketa, një prej të cilave synoi edhe selinë e Mossad-it, afër Tel-Avivit.

Lajmin e konfirmoi vetë organizata ditën e sotme (25 Shtator). Një prej raketave kishte shënjestër edhe selinë e agjencisë së spiunazhit Mossad, pranë Tel Avivit, të cilën e fajësoi për vrasjen e udhëheqësve të saj dhe hedhjen në erë të pajisjeve të komunikimit të përdorura nga anëtarët e saj, në një përshkallëzim të ri të luftës.

Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në kryeqytetin ekonomik të Izraelit Tel Aviv pasi një raketë e vetme tokë-tokë u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore pasi u zbulua se po kalonte nga Libani, tha ushtria izraelite. IDF e konfirmoi sulmin, por nuk pati raportime për dëme apo viktima, teksa sistemi antiraketor ka funksionuar përsëri, raporton "Reuters".

Sirenat paralajmëruese u dëgjuan edhe në zona të tjera të Izraelit qendror, duke përfshirë qytetin e Netanyas.

Ushtria izraelite tha se një dron që kalonte në territorin izraelit nga Siria u kap nga avionë luftarakë në jug të Detit të Galilesë.

Ushtria izraelite ka kryer sulmet e saj ajrore më të rënda të luftës këtë javë, duke synuar Udhëheqësit e Hezbollahut dhe duke goditur qindra objektiva thellë brenda Libanit. Të paktën 2 mijë objektiva në fshatrat kufitarë dhe më gjerë u goditën dhe shkatërruan. Sulmet kanë lënë rreth 600 viktima, mes të cilëve edhe 50 fëmijë, që nga dita e hënë.

Të martën, një sulm në Bejrut vrau komandantin e lartë të Hezbollahut, Ibrahim Qubaisi, i cili drejtoi forcën raketore të ushtrisë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hysni: 25/09/2024 08:08

    Nëse lexojm artikullin e botuar nga Mal Berisha,i cili flet për këtë problem sot,i hedhur në vitin 1993,si ide,në takimin e mbajtur në Turqi,ndërmjet gjitha feve,do t'a gjesh pergjigjen e sotme,ku ai ka qen vet pjesmarrës në atë mbledhje,bashk me 3-4 patriota do te thoshja un,perfaqsues te komuniteteve fetare shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)