Hidhen themelet për shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz

Hidhen themelet për shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz

Premtimi për rindërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë ka nisur të bëhet realitet. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e shkollës që do mbajë emrin e shenjtores “Nënë Tereza”, duke bërë realitet premtimin e dhënë për 30 mijë banorë në Kodër-Kamëz. Falë këtij investimi, shkolla 9-vjeçare e integruar do t’i japi një mundësi të barabartë fëmijëve të kësaj zone, që të arsimohen si gjithë bashkëmoshatarët e tyre kudo në Tiranë me kushte komode dhe cilësi të lartë mësimdhënie.

Siç shihet edhe nga fotot janë hedhur themelet dhe godina e shkollës së re ka nisur të marrë formë për të realizuar një nga projektet më të bukur dhe modern tëm shkollave në Tiranë.

Me hedhjen e themeleve të shkollës “Nënë Tereza” në zonën e Institutit Bujqësor, synohet që të eliminohet mësimi me dy turne në 4 shkolla 9-vjeçare të zonës, si dhe do të lehtësohet buxheti i familjeve, duke eliminuar transportin e fëmijëve nëpër shkolla të tjera larg dhe shmangur trafikun e orëve të mëngjesit.

Pas orarit zyrtar të mësimit, kjo shkollë do të funksionojë edhe si një qendër komunitare. Fëmijët do kenë mundësinë të shfrytëzojnë shkollën e re, terrenet e saj sportive, ambientet laboratorike, bibliotekat dhe sallat studimit. Shkolla "Nënë Tereza" është pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë që do të rrisin cilësinë e mësimdhënies në kryeqytet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 31/08/2020 16:29

    ATY NE KAMEZ DUHEN SHEMBUR NJA 100.000 SHTEPI E KACOLLE MALOKESH....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)