Hidrocentralet, Berisha sulmon
Lubonjën: Je eksponent i PS-së

Hidrocentralet, Berisha sulmon<br />Lubonjën: Je eksponent i PS-së
TIRANE- Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Berisha sulmoi analistin Fatos Lubonja duke e quajtur “eksponent të PS” që po kërkon të dëmtojë ëndrrën e shqiptarëve për një Shqipëri superenergjetike. Në një shkrim të botuar pak ditë më parë në gazetën “Panorama” me titullin “Hidrocentralizimi i Shqipërisë” Lubonja përshkruante epideminë e hidrocentralizimit dhe dëmet që i janë bërë ambientit e turizmit.

“Nisma Shqipëria superfuqi e vogël energjetike e energjisë së rinovueshme në rajon po bëhet çdo ditë më e vërtetë. Efhe këtu nuk ka sesi të mos kemi qëndrime të bazuara tërësisht në keqdashje dhe zilira. Mund të imagjinoni ju që një nga eksponentët e më kryesorë të opozitës shkruante hidrocentralizmi i Berishës. Mirë që nuk shkruan HidroBerishizmi. dhe fatkeq në rastin që kishte marrë, sillte si shembull Ashtën, e cila është një kryevepër e mbrotjes së mjedisit. Ndaj i them këtij zotërie të hidroberishizmit të gjitha dosjet i ke në dispozicion. Merrini e shqyrtojini. Por pa informacion bie direkt në antiglobalizëm për llogari të Edi Ramës, nuk ka fatkeqësi më të madhe. Sepse ai i lufton konçensionet dhe ai e zhvillonte teorinë e hidrocentralizimit.  Këtyre mjedisorëve pa mjedis i pyes cila energji është më e shëndetshme për njeriun ? Energjia e rinovueshme. Ia bën si një i njohuri im që ka 4 shtëpi e flet kundra ndërtimeve”- tha Berisha.

SULMON RAMEN: JE BLLOKUES KRONIK

Kryeministri përsëriti sulmet ndaj kreut të PS-së Edi Ramës duke e akuzuar si “bllokator konstant” të procesit e integrimit. Duke iu referuar pjesëmarrjes së kreut të PS-së në Internacionalen socialiste e cila zhvillohet në Afrikën e Jugut. “Sot merr pjesë në internacionalen socialiste por është sikur të shkosh në internacionalen komuniste. Të shkosh si bllokator i proceseve integruese je i vetmi në internacionale”- tha Berisha.

Së fundmi sipas kryeministrit, kundërshtari i tij politik ka bllokuar ligjin për Gjykatën e Lartë i cili është dërguar në Parlament por është bllokuar nga opozita e cila më 6 gusht bllokoi dhe imunitetin. Ai nënvizoi se “qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka për kapërcimin dhe përmbushjen e detyrimeve të saj.” Në parlament do të kalojë dhe ligji i adminsitratës publike

ARMET E SKENDERBEUT NE SHQIPERI, MAUZOLEUMI MBRETEROR
Kryeministri foli dhe për lobimin që qeveria shqiptare do të bëjë për kthimin e armëve të Skënderbeut në Muzeun Kombëtar, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Gjithashtu dhe për projektin e ardshëm atë të ndërtimit të Mauzoleumit Mbretëror.
“Mauzoleumi do të jetë më i madh sesa varri i Nënës Mbretëreshë. Aty do të prehet Mbreti, Mbretëresha Geraldinë, Leka i Parë dhe bashkëshortja e tij”- tha kryeministri duke i quajtur të drejtë korrigjimet e historisë. "Ky vend do të mbetet republikë dhe parlamenti me disa ligje të mara ka mbajtur qëndrime të drejta duke hedhur poshtë Kongresin e Përmetit dhe ka bërë korrigjime të historisë"- tha Berisha.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!