Një 39 vjeçar nga Tirana me inicialet K.SH ka humbur jetën pas një aksidenti fatal të shënuar në orët e para të mëngjesit në Himarë.

Policia bën me dije se 39-vjecari ishte duke udhëtuar me motor të tipit ‘Hamer’ me targa TR440 H por ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.
 
Fillimisht ai është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë për jetën, por fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetën në spital.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com