Himara në zgjedhje më 4 gusht, KQZ cakton fletën e votimit: Tavo i PS-së i pari, i dyti Gjikuria i BF! Në 30 korrik Administrativja shqyrton dekretin e presidentit
Vangjel Dule ne gjykaten Administrative, 26 korrik 2024
Tirane- Himara do të shkojë në zgjedhje më 4 gusht për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. KQZ miratoi sot fletën e votimit. Shorti ka përcaktuar se numri 1 në fletën e votimit do të jetë kandidati i propozuar nga PS, Vangjel Tavo dhe numri 2 do të jetë kandidati i propozuar nga koalicioni “BF”, Petraq Gjikuria.
Gjykata Administrative në Tiranë do të vendosë më 30 korrik për kërkesën e Fredi Belerit dhe PBDNJ për shfuqizimin e dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve 4 gusht në Himarë. Ndërsa sot hodhi poshtë kërkesën për sigurimin e padisë, përmes të cilës kërkohej të pezullohej dekreti i Presidentit Begaj derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar.
Presidenti Bajram Begaj i dekretoi zgjedhjet në Himarë më datën 5 korrik, pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, i dënuar me 2 vite burg për shitblerje vote dhe zyrtarisht lindi vakanca në krye të bashkisë jugore.
Do monitorohet me kamera
Në zgjedhjet e datës 4 Gusht 2024, në Vendin e Numërimit të Votave do të vendosen kamera regjistruese dhe monitorë (ekrane), për regjistrimin dhe shfaqjen e fletëve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave. Vendimi u mor nga Komisioni Rregullator i KQZ-së me pesë vota pro
Kamerat me rezolucion të lartë instalohen mbi tavolinën e numërimit në mënyrë të tillë që bëjnë të mundur regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi. Regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, ruhet në media elektronike dhe dorëzohet në KQZ së bashku me materialet e tjera zgjedhore.
Gjithashtu, do të përdoren sistemet e transmetimit video në kohë reale të monitorimit të numërimit të votave nga çdo vend i numërimit të votave, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Shorti ne KQZ
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
46.2%
-
Jo
46.2%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 39
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitoi Himarën më 4 gusht! Vangjel Tavo betohet dhe merr detyrën si kryetar bashkie më 30 Shtator
23 Shtator 2024, 11:48
-
Pas KQZ, Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë
19 Shtator 2024, 11:07
-
Dy javë pas lirimit nga qelia, ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë
16 Shtator 2024, 10:35
-
Eduard Zaloshnja: Himara, kyçi i mandatit të 9-të socialist në qarkun Vlorë
12 Shtator 2024, 14:54
-
I hapet rruga betimit të Vangjel Tavos, nesër KQZ i jep mandatin si kryebashkiak i Himarës
11 Shtator 2024, 10:16
-
Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, i hapet rruga betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak
9 Shtator 2024, 17:22
-
KAS rrëzon dyshen Meta-Berisha: S’ka shkelje në Himarë! ‘BF’ kërkoi zgjedhje të pavlefshme, KQZ: Vangjel Tavo fitues
26 Gusht 2024, 12:08
-
Zgjedhjet në Himarë, KAS vendos hapjen e kutive! Opozita kërkon ‘prova’: 560 zgjedhës s’votuan për shkak të ID të skaduar
22 Gusht 2024, 12:37
-
'Himara' në KAS, Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 4 gushtit: Hapni kutitë e materialeve zgjedhore, ka prova për shkelje
21 Gusht 2024, 12:33
-
Skënder Minxhozi: Berisha në shtëpi, Gjikuria në Amerikë, opozita në Himarë (për plazh)!
20 Gusht 2024, 07:15
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë, KQZ shqyrton më 21 gusht ankimimin e opozitës
18 Gusht 2024, 11:46
-
Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?
10 Gusht 2024, 17:19