Himara në zgjedhje më 4 gusht, KQZ cakton fletën e votimit: Tavo i PS-së i pari, i dyti Gjikuria i BF! Në 30 korrik Administrativja shqyrton dekretin e presidentit

Himara në zgjedhje më 4 gusht, KQZ cakton fletën e votimit: Tavo i PS-së i pari, i dyti Gjikuria i BF! Në 30 korrik Administrativja shqyrton dekretin e presidentit

Vangjel Dule ne gjykaten Administrative, 26 korrik 2024

Tirane- Himara do të shkojë në zgjedhje më 4 gusht për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. KQZ miratoi sot fletën e votimit. Shorti ka përcaktuar se numri 1 në fletën e votimit do të jetë kandidati i propozuar nga PS, Vangjel Tavo dhe numri 2 do të jetë kandidati i propozuar nga koalicioni “BF”, Petraq Gjikuria.

Gjykata Administrative në Tiranë do të vendosë më 30 korrik për kërkesën e Fredi Belerit dhe PBDNJ për shfuqizimin e dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve 4 gusht në Himarë. Ndërsa sot hodhi poshtë kërkesën për sigurimin e padisë, përmes të cilës kërkohej të pezullohej dekreti i Presidentit Begaj derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar.

Presidenti Bajram Begaj i dekretoi zgjedhjet në Himarë më datën 5 korrik, pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, i dënuar me 2 vite burg për shitblerje vote dhe zyrtarisht lindi vakanca në krye të bashkisë jugore.

Do monitorohet me kamera
Në zgjedhjet e datës 4 Gusht 2024, në Vendin e Numërimit të Votave do të vendosen kamera regjistruese dhe monitorë (ekrane), për regjistrimin dhe shfaqjen e fletëve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave. Vendimi u mor nga Komisioni Rregullator i KQZ-së me pesë vota pro

Kamerat me rezolucion të lartë instalohen mbi tavolinën e numërimit në mënyrë të tillë që bëjnë të mundur regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi. Regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, ruhet në media elektronike dhe dorëzohet në KQZ së bashku me materialet e tjera zgjedhore.

Gjithashtu, do të përdoren sistemet e transmetimit video në kohë reale të monitorimit të numërimit të votave nga çdo vend i numërimit të votave, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

1721996255_IMG7736696x464.jpg

Shorti ne KQZ

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv