Lojërat Olimpike Paris 2024 kanë regjistruar që pa filluar rastin e parë të dopingut. Agjencia Ndërkombëtare Anti-Doping, WADA, ka bërë të ditur se në analizat që janë bërë para fillimit të aktiviteteve, është identifikuar menjëherë një atlet pozitiv ndaj substancave të palejuara.
Xhudisti irakian Saxhan Sehn, 28 vjeçar, është identifikuar si personi i cili ka përdorur substanca të palejuara që para fillimit të aktivitetit. Ai është pezulluar menjëherë nga WADA, e cila bëri të ditur lajmin e këtij rasti të parë të identifikuar nga kontrollet.
“Ky pezullim nënkupton se ai nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë garë, stërvitje, trajnim apo aktivitet tjetër gjatë Lojërave Olimpike”, shkruhet në deklaratë, ndërsa po pritet edhe testi B.
Sehen do të ishte në garën e xhudos të martë, në peshën deri në 81 kilogram për meshkuj, ku do ndeshej me një kundërshtar nga Uzbekistani.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.3%
-
Jo
65.9%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike
26 Korrik, 21:38
-
VIDEO/ Fillojnë Lojërat Olimpike, shikoni parakalimin e ekipit të Shqipërisë në Paris
26 Korrik, 20:05
-
Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’
26 Korrik, 19:36
-
Historia/ Lindja e Lojërave Olimpike, 3000 vjet më parë në Peloponez
26 Korrik, 18:24
-
Paris 2024/ Ekipi i Shqipërisë gati për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike (FOTO)
26 Korrik, 17:59
-
Legjenda braziliane Zico grabitet në Paris, dëmi 500 mijë euro
26 Korrik, 17:45
-
Paradoksale/ Kërkohet medalja e parë Olimpike për Shqipërinë, atleti Franko Burraj në 'Paris 2024' pa trajnerin
26 Korrik, 17:05
-
Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit
26 Korrik, 16:28
-
Paris 2024/ Sot ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, 7 mijë atletë paradë mbi lumin Sena! Ndodh për herë të parë në histori
26 Korrik, 15:56
-
Rama merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris, momenti kur pritet nga Macron
26 Korrik, 15:00
-
Franca në sulm ditën kur nisin lojrat Olimpike 'Paris 2024'! Paralizohet linja e trenave të shpejtësisë së lartë! Mbyllet dhe aeroporti i Bazelit
26 Korrik, 09:36
-
Kurti nga Parisi: Sporti kujtesë se si kalohen pengesat për të arritur gjëra të mëdha
26 Korrik, 08:54