Policia ka arrestuar një 61- vjeçar në Himarë, me akuzën e ndërtimit pa leje.

31- vjeçari, Bashkim B, banues në fshatin Sasaj në Himarë, pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar në një hapësirë publike  një objekt pa leje.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë:
Bashkim.B., 61 vjeç, banues në Sasaj,Himarë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrance pasi më datë 13.08.2017, rreth orës 14:00, në hyrje të fshatit Sasaj, konkretisht në një hapsirë toke publike është konstatuar duke ndërtuar një objekt (ndërtesë) pa leje.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ''Ndërtim i paligjshëm'', parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com