Hipokrizia e rrezikshme e disave kur thonë se opozita duhet mbrojtur me çdo kusht

Hipokrizia e rrezikshme e disave kur thonë se opozita duhet mbrojtur me çdo kusht

Disa politikanë, gazetarë, analistë të vendit tonë prej kohësh kanë mësuar një refren që e pësërisin gjithnjë e më shpesh: “Nuk kritikohet opozita! Nuk sulmohet opozita! Nuk ka faj opozita!”. Nuk ka gjë më hipokrite dhe të dëmshme për një shoqëri në formim e zhvillim.

Kjo logjikë do të ishte e natyrshme dhe gati normale në një vend me demokraci të konsoliduar, ku pushtetet që kontrollojnë njëra-tjetrën janë mirëformuar dhe sidomos, kur secili prej pushtetetve bën me korrektësi dhe përkushtim punën dhe detyrën që ka ndaj shoqërisë.

Është e qartë për ne të gjithë se asnjë prej pushteteve, ku bën pjesë dhe opozita, nuk ka arritur maturinë dhe eksperiencën e duhur për të fituar totalisht besimin e qytetarëve, ndaj asnjë prej pushteteve nuk ka fituar asnjë imunitet, qoftë ai në administrim të vendit apo në opozitë.

Ashtu siç nuk kanë imunitet as mediat, as legjislativi e drejtësia. Në të vërtetë, të gjitha pushtetet në Shqipëri nuk e kanë ende imunitetin moral për të mos qenë të kritikuara. Por disa këmbëngulin dinakërisht se opozita nuk duhet sulmuar. Hilja e parë e këtij pohimi është se kush e bën, krijon një mburojë vetjake ndaj sulmeve të egra që një pjesë e opozitës aktuale sot i ka të gatshme për këdo që e kritikon. Ndërsa e dyta, por edhe më e rënda, është se dëshiron të mbulojë, të nënvleftësojë, veprime të rënda shkatërruese dhe vetëshkatërruese që kjo opozitë sot, ose pjesa më radikale e saj, bën për Shqipërinë dhe për veten.

Nuk kritikohet dikush për emrin që mban, por për veprimet që bën dhe për pasojat që këto veprime kanë. Të shohësh vit pas viti, ditë pas dite bilancin e pasojave të veprimeve të opozitës radikale shqiptare dhe të mos reagosh, duhet të mos kuptosh asgjë, ose të jesh llogaritari më i dobët që do të çonte në falimentim çdo ndërmarrje.

Nuk po flas këtu për ata që i bëjnë “skonto” edhe ngjarjeve më të rënda që kanë përfunduar në vrasje për shkak të veprimit apo mosveprimit të shumë individëve që kërkojnë mbrojtje nën ombrellën opozitë sot. Por këta të fundit hyjnë në një kategori të paklasifikuarish, pesha e të cilëve nuk e kalon as ekranin e ftohtë të televizorit që servir gallatën e hidhur të një mbrëmje para televizorit.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elsa: 30/01/2024 13:40

    Te kritikosh opoziten eshte hipokrizi. Ndersa qeverine, krim. Ndaj edhe ka ardhur koha qe serish ti unifikojme, sinqemoti, ne nje parti:psh partia e Kafes e Shqiperise. Meqe e pime ne diell. Akronimi nuk ndryshon-PKSH!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja