Hiroshima shënon përvjetorin e 76-të të sulmit me bombë atomike

Ditën e sotme Japonia ka kujtuar 76 vjetorin nga sulmi i parë me bombë atomike në botë, me ceremoni të vogla për shkak të pandemisë dhe me një ndjenjë të madhe zhgënjimi për refuzimin e organizatorëve të Olimpiadës për të mbajtur një minutë heshtje.

Të mbijetuarit, të afërmit dhe disa personalitete të huaj morën pjesë në ngjarjen kryesore të këtij viti në Hiroshima, duke respektuar masat anti-COVID dhe publiku i gjerë pati mundësinë të ndiqte ceremoninë në internet.

Pjesëmarrësit, shumica të veshur me të zeza u lutën në heshtje në orën 8:15, koha kur arma e parë bërthamore e përdorur në kohë lufte u hodh mbi qytet.

Në 76 vjetorin e të shpërthimit të parë të bombës atomike në Hiroshima, kryetari i qytetit Kazumi Matusi, u ka bërë thirrje liderëve globalë që t’i eliminojnë ato.

“Armët bërthamore, të zhvilluara për të fituar luftërat, janë kërcënim për asgjësim të plotë, të cilit mund t’i japim fund nëse punojmë bashkë”, ka thënë Matsui.

Rreth 140,000 persona humbën jetën  në kohën kur Shtetet e Bashkuara hodhën një bombë të vetme atomike në Hiroshima, në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit, më 1945.

Tre ditë më vonë, bomba e dytë atomike është hedhur në qytetin Nagasaki, duke lënë të vdekur 70,000 të tjerë.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit në Hiroshima, dhe ka theksuar nevojën për qasje “realiste” ndaj kontrollit të armëve dhe ka bërë thirrje për forcim të masave për mospërhapje të këtyre armëve.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja