Hirrëtor me miell misri
Përbërësit:
- 1 litër hirrë
- 1e ½ filxhan çaji miell misri
- Pak qumësht
- Gjalpė
- Kripë
Përgatitja:
Nga hirra e djathit përgatitet hirrëtor shumë i mirë. Hirrën e blejmë të gatshme ose mund të zihet duke i shtuar dhe pak qumësht, pastaj hiqet nga zjarri. Në tavë hedhim miellin e misrit të situr mirë, sipër hirrën me gjizën e krijuar, e përziejmë. Rregullojmë shijen me kripë, hedhim gjalpin dhe e lëmë të piqet sa të mpikset dhe të krijojë një ngjyrë të bukur.
Komento