Histori frymëzimi/ Kur paragjykimet nuk arrijnë të pengojnë ëndrrat, ja cila është historia e suksesit që fshihet pak këtyre dy vajzave nga komuniteti egjiptian

Pengesat e jetës janë të ndryshme për këdo, kështu është edhe rasti I dy vajzave të reja, Anxhelina Mila dhe Samanta Dule, të cilat i përkasin komunitetit egjiptian. Ato kanë hasur mjaft vështirësi në jetën e tyre për të arritur aty ku janë sot, që nga paragjykimet e shumë personave dhe deri tek vështirësitë financiare. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ajo ka treguar për të gjitha vështirësitë që I është dashur të kalojë.

Samanta Dule është sot 25 vjeçe, gjatë kësaj kohe ajo ka përjetuar mjaft dhimbje dhe trishtim, por ka gjetur forcën për të ecur përpara:

‘’ Duke qenë se unë vij nga një qytet I vogël, mentaliteti aty I mbyt njerëzit, dhe një ndër sfidat që unë kam pasur kur kam qenë në Cërrik, ka qenë pikërisht kjo gjë, sepse njerëzit aty e njohin njëri-tjetrin dhe të gjykojnë për cdo gjë, dhe në rrethin që unë dhe familja ime, dhe cdo person tjetër që më rrethonte e njohin shumë mirë këtë problematikë, por shpesh të inkurajojnë që të ecësh përpara por nuk e ke mbështetjen e duhur. Unë kam pasur mundësinë që të rrethohem nga njerëz të cilët më kanë inkurajuar shumë që ta vazhdoja shkollën, ndoshta familjarët e mi të afërt nuk kanë qenë shumë mbështetës, dhe ata e kanë pasur këtë problem që unë të arsimohem dhe të dilja e pavaruar. Por që kanë qenë shumë sfida, por kam qenë shumë këmbëngulëse për ta vazhduar, që e vogël, kam qenë më idenë që duhet të sjell një ndryshim dhe nuk jam person që pranoj  këto kufizime…Familja ime bazë, mami, babi, motra dhe vëllai, nuk është se kanë pasur këtë por kanë pasur këtë pjesën e paragjykimeve,  sepse aty të vret shumë mentaliteti, dhe opinion I të tjerëve…. Unë mund të them këtë pjesën që më është dashur të kaloj shumë ujëra, për të dal këtu ku jam, për të dal në breg dhe për të qenë kjo që jam. Kanë qenë ujëra shumë të fortë në jetën time. Ka qenë një fëmijëri që shpesh ka mundur veten, një psikologj shumë e rënduar, e rrethuar nga varfëri, ndonjëherë nga fakti I dhunës. Nga një familje që nuk ka pasur një komunikim’’ shprehet ajo për disa nga sfidat që ka kaluar në jetë.

Ajo tregon edhe disa nga vështirësitë që ka hasur, pas vendimit për të vazhduar shkollën e lartë, në një vend si Tirana, pa mundësi ekonomike, në një moshë të vogël, dhe në një vend ku hasi shumë vështirësi për tu përshtatur.

’  Kam qenë me idenë që ndoshta dicka e keqe do më ndodhi, sepse kam vuajtur nga gjendja psikologjike shumë dhe më është dashur, të përjetojë gjëra që tashmë jam shumë mirë dhe I jam mirënjohëse zotit për këtë por që gjithmonë kam ecur me këtë gjë… me një psikologji shumë të rënduar, por kur erdha në Tiranë isha vetëm 18 vjec dhe thash viti parë ishte vetëm duke qarë, me kufje në vesh dhe tek Piramida, sepse e kisha shumë të vështirë të përshtatesha me ambientin që isha, me vajzat që më rrethonin, ndoshta me veshjen, me shumë gjëra. Aq më tepër në një zonë sic është blloku, që ti shikon shumë shumë njerëz. Dhe e shikoja veten shumë të diferencuar por kur fillova që të përballem me shumë gjëra që Tirana, të jep, pavarësisht se që prej fillimit kam punuar dhe isha në dy punë, më është dashur të punojë shumë që të paguaja qeranë të mbaja veten në një farë mënyre ‘’ shprehet Samanta për sakfricat që I është dashur të bëjë për të vazhduar universitetin.

Edhe Anxhelina Mila, e cila është 22 vjece, tregoi për vështirësitë që ka hasur për të vazhduar shkollimin e lartë dhe për momentet kur është ndjerë e paragjykuar:

‘’ E kam nisur rrugëtimin e jetës sime që me mbylljen e gjimnazit plot me sakfrifica dhe pjesa e gjimnazit për të studiuar më tej, por falzë zotit mua më ka ndihmuar shumë integriteti që kam patur në organizatën Ëorld Vision Albania, në Kosovë, aty jam bërë aplikante e një burse në Universitetin Europian të Tiranës, dhe kam dal në 10-tëshen më të mirë, të studenëtve dhe kam qenë e 7 në renditje. Pasi kam fituar bursën ‘’ Pashko’’ në Universitetin Europian, kanë qenë tre vite të plota studimi me zero koste plus një pagë minimale për jetën time këtu në Tiranë,…..Tani në këto momente që po flasim unë kam arritur që të fitoj pavarësinë time, të bëhem e pavarur, të kem një punë, dhe kam dëshirë që ta shtrij më tej pjesën që kam dëshirë, që mund të hap jnë zyrë të vogël pastrimi, ku njerëzit mund të telefonojnë persona prfoesionalë për zyra, për shtëpi…. Babai im ka qenë alkoolist, dhunës, por tani që nuk është në jetë unë ndjehem shumë keq sepse një baba që nuk e përfill familjen e tij dhe që nuk mundohet për vajzat e veta, dhe I braktis, dhe shikon të jetojë me veset e tij , është një humbje e  madhe’’ shprehet ajo për jnë nga vështirësitë më të mëdha që kanë shënjuar jetën e saj.

Megjithatë vajzat kanë arritur të kapërcejnë cdo pengesë dhe të arrijnë të realizojnë ëndrrat e tyre.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja