Një histori e dhimbshme shqiptare në eventin Dita e Kujtesës ka përlotur Ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Duke sjellë në vëmendje një tragjedi të familjes së saj, Vlahutin, theksoi sa e rëndësishme është mbyllja përfundimtare e plagëve të regjimit të shkuar komunist.
Ajo shtoi se paqja e njerëzve që kanë vuajtur torturat dhe familjeve të cilët kanë humbur njerëzit e afërt, është e vonuar dhe ka pasoja për të ardhmen.
"E di se ç’do të thotë kjo, nga rasti im. Gjyshja ime kishte 4 djem. Një prej tyre vdiq në luftë, larg nga shtëpia.
Ishte 17 vjeç. Kur ajo mësoi se ai ishte vrarë, dhe asnjë nuk mund t’i thoshte se ku saktësisht, ajo filloi të ecte, dhe asgjë, absolutisht asgjë nuk do ta ndalonte atë të kërkonte fëmijën e saj.
Ajo eci për ditë me radhë, thjeshtë eci dhe kërkoi kudo dhe në fund e gjeti. E solli në shtëpi, e varrosi dhe nga gjithë dhimbja e saj, gjeti pak paqe.
Pa këtë përmbyllje, do të ishte pothuajse e pamundur për të gjetur forcë dhe për të vazhduar përpara.
Njerëzit meritojnë dhe kanë nevojë për përmbyllje, por shoqëritë kanë nevojë për përmbyllje gjithashtu"tha ajo.
E pranishme në event, zëvendësministrja Nora Malaj, tha sa rëndësi merr lënda e historisë në të gjitha nivelet e shkollimit.
Aktiviteti Ditët e Kujtesës, do të vazhdojë përgjatë gjithë javës dhe ballafaqimi i së shkuarës do të kulmojë më datën 28 tetor me aktivitetin për hapjen e dosjeve të sigurimit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO