Emisioni 'Pa Gjurmë' këtë të hënë u angazhua në trajtimin e historisë së Eglantina Këmbacit, në vitin 1999, atëherë 18 vjeç, sot një 40 vjeçare.
Viti i mbrapshtë për shqiptarët e gjeti një adoleshente asokohe Eglantina Kembacin, një 18-vjeçare e cila sapo tërhoqi pasaportën në Tiranë, dëshira e saj ishte të largohej drejt Francës. Ajo vendosi që më 3 dhjetor të vitit 1997, të largohej nga vendlindja e saj në Berat. Fizikisht ajo i mungon familjes që prej kësaj dite ndërsa më 7 dhjetor tri ditë më pas të vitit 1997, telefonon dhe flet me nënën.
“Mama ndodhem ne France me Armandon, ai më do dhe unë e dua.”
Asokohe Eglantina kishte një marrëdhënie me një djalë të quajtur Armando. Marrëdhënie për të cilën kishin dijeni edhe prindërit, por që nuk e aprovuan kurrë pasi djali me të cilin ishte e dashuruar Eglantina njihej si person problematik. Pas largimit të saj edhe një vit më pas Eglantina i ruajti kontaktet me familjen duke i dërguar letra dhe foto shpesh herë edhe duke komunikuar në telefon. Sipas pohimeve të saj ajo kishte nisur punë në Paris dhe jetonte atje.
Ishte mesi i gushtit të vitit 1999 kur bëri telefonatën e fundit me nënën:
“Mama, mos u bëj merak për mua.”
Që nga ai moment Eglantina nuk u bë më e gjallë.
Në Shqipëri më herët së të zhdukej, Eglantina kishte përfunduar një kurs parukerie ndërsa ishte e punësuar si përkthyese e gjuhës franceze për Jean Girard (Zhan Zhard) që nga viti 1993 për afro katër vite. Ky i fundit pas zhdukjes së saj bëri edhe ai kërkime lidhur me fatin e Eglantinës, e cila nga fotot e dërguara familjarëve vendet përkonin dhe shtetin Italian dhe jo me atë të Francës. Kjo ngriti pista të tjera dyshimi, se vendndodhja e saj nuk ishte Parisi por Torino, Itali, pranë në lulishten e “Piazza Cavour”. Mjaft njerëz u pyeten atje, ndërsa shumë prej të cilëve pohonin se një vajzë të ngjashme me Eglantinën nga Shqipëria e kishin parë nën shoqërinë e një familje tjetër. Madje kërkimet arritën deri në vendndodhjen e mundshme për afro dy muaj e gjysmë ku ajo kishte qëndruar në hotel po në Torino, ku kishte bërë edhe fotot e fundit dërguar familjes, nga data 10 qershor deri më 16 gusht 1999. Nga recepsionisti që e kishte parë, ajo ishte regjistruar me dokumente te rregullta, dhe se dilte dhe kthehej e vetme ne hotel krejt normalisht.
*Cilido që mund të ketë informacion në lidhje me vajzën e humbur, mund te telefonojë në numrin e redaksisë së "Pa Gjurmë" 069 99 55 698. Stafi investigativ i emisionit do të marrë në shqyrtim të gjitha të dhënat që vijnë për Eglantina Këmbacit