HISTORITË/ Mjeku durrsak: Shkoj në Tale të Lezhës sa të lahem e të pushoj pak, e rikthehem në mëngjes në krye të detyrës

Themele të dëmtuara, mure të çara dhe 86 familje në qiell të hapur. Sikur të mos mjaftonte tërmeti i 21 shtatorit, ky pallat ka marrë goditjen më të fortë edhe nga ai  së martës duke e bërë të pabanueshme. Dy histori të tjera na vijnë nga qyteti i Durrësit, nga një prej të shumtët pallate që kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i së mërkurës. Gazetarja Xhensila Kodra ka intervistuar dy kryefamijlarë që tregojnë tmerrin me sy që kanë përjetuar,e ndërsa bëjnë shkaktar kryesor pronarin dhe inxhinierin për punime në cilësi të dobët.

Njëri prej tyre është mjek. Ai detyrohet që të bëjë mijëra km rrugë drejt Tales së Lezhës, aty ku ka marrë një dhomë hoteli, mik pas miku siç ai tregon. Shkon vetëm pak minuta sa të bëj një dush dhe të pushojë pak dhe më pas kthehet në krye të detyrës.

"Unë jam në katin e dytë. Kur ka rënë tërmeti kam qenë në Itali. Ishte nusja e djalit me dy fëmijë që ishin tramatizuar. isha në Itali se gruaja po bënte analizat, se ishte aksidentuar. Kur kemi ardhur këtu jemi shokuar. Djali me nusen dhe fëmijët jetojnë këtu. Pas tërmetit, marrim makinën,se gruan e kam infermiere, vetë jam doktor, ikim në Tale të Lezhë bëjmë një dush dhe kthehemi prapë nesër  në punë. Kam mundin dhe djersët e 34 viteve plus 20 mijë euro që i kam marrë në bankë kredi që s'i kemi shlyer ende. Nga tërmeti i parë nuk ka pasur kaq dëme. Ka pasur plasaritje, sa i patëm rregulluar rregullimet e tërmetit të parë, ndodhi tërmeti i dytë. 20 mijë lekë naftë harroj çdo ditë. Nuk dal para pacientit duke më ardhë era djersë. Doktori është figura ku duhet të shkëlqejë figura", tha ai.

"Natën po e kalojmë në makinë se kemi plaçkat, se kemi frikë se ndodhin vjedhjet. Jemi ndarë totalisht. Po edhe në shtator kishim dëme, por u mbyll me allçi. Shpia ime ka dalë jashtë funksionit, ka dalë jashtë krejtësisht funksionit. Kemi komshinjtë ngjitur me ne, dhe ai s'ka asnjë, ku këtu është spostuar tre cm. Nga mënyra se si është punuar është katandisur kështu", tha një tjetër.


Lajmi kryesor:

TË MBIJETUARIT/ 72-vjeçarja tregon tmerrin e tërmetit me lot në sy: Më tërhoqi komshija, isha vetëm! Lezhjani: Kam ulëritur në gjithë lagjen


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë