Historia e një mashtrimi zyrtar të pandëshkuar të Lulzim Bashës

Historia e një mashtrimi zyrtar të pandëshkuar të Lulzim Bashës

Kur e paskam takuar për herë të parë Lulzim Bashën, paska qenë i padiplomuar, ndërkohë që po e prisnim si model i të riut të shkolluar në Perëndim. Në përpjekje për ta shitur si një talent që vinte nga Perëndimi, Sali Berisha më rekomandoi ta takoja në fund të Dhjetorit të vitit 2004, ndërkohë që ideja e KOP kishte marrë jetë dhe anëtarët po rekomandoheshin në shumicë nga mërgata shqiptare e Kosovës, që punonte me të bijën e Sali Berishës, atje.

Lulzim Basha u paraqit si dikush i shkolluar shumë mirë në Hollandë, që kishte punuar me organizata ndërkombëtare dhe më pas me UNMIK në Kosovë.

Nuk dua të zgjatem më tej në detajet e atij takimi të parë, por një gjë është tashmë e provuar. Më ka gënjyer dhe për shkollën. Më ka gënjyer mua, shpresoj të ketë gënjyer Sali Berishën, ndoshta dhe Argitën, që ishte shkesja e sjelljes së tij në politikën shqiptare.

Se nëse nuk i ka gënjyer është dhe më keq . Duhet të kenë qenë shumë të detyruar ndaj tij për shkak të Argitës.

Dokumenti provon se ndërkohë që ne ua prezantuam shqiptarëve si një i shkolluar në Perëndim, ai ka qenë pa shkollë.

Dokumenti zyrtar që Universteti i Utreht i ka çuar gazetës provon se ky njeri ka bërë 4 vjet shkollim parauniversitar, për tu konsideruar i aftë për të ndjekur bachellorin.

Dhe më tej nuk dihet më asgjë çka bërë, por në vitin 2005 ka një dokument që provon se ka mbaruar studimet.

Përgjigja e Universiteti të Utrecht

Pra ne ua kemi prezantuar shqiptarëve një njeri pa diplomë, si super të shkolluar.

Për këtë duhet tu kërkojmë ndjesë. Unë si gazetari i parë që kam shkruar për të, pastaj Sali Berisha që e ka prodhuar këtë gënjeshtër zyrtarisht.

Tani ky njeri është në krye të opozitës shqiptare dhe gjithë jeta e tij, nis me një gënjeshtër. Qoftë dhe gënjeshtër për afatin e shkollimit.

Diploma e tij nuk është ekuivalentuar kurrë zyrtarisht në Ministrinë e Arsimit aty ku duhet të njehësohet por mbi të gjitha ky njeri refuzon të jap shpjegime zyrtare për shkollimin.

Qeveria shqiptare duhet të gjejë një mekanizëm ligjor për t’i detyruar zyrtarët e lartë politik të njëhësojnë diplomën që kanë, nëse paguhen me lekët e shqiptarëve.

Nuk është e detyrueshme që një deputet të ketë diplomë. Ai mund ta marrë rrogën si deputet dhe me shkollë të mesme, por shqiptarët duhet ta dinë.

Sqarimi i shkollimit të Lulzim Bashës nuk vlen për kulturën e tij, apo për ta mbajtur, apo hequr si kryetar opozite. Ajo është çështje e vullentit politik të opozitës. Lulzim Basha duhet të provojë në mënyrë transparente shkollimin e tij.

Kur e ka mbaruar ciklin parauniversitar, kur dhe ku, e ka mbaruar bachelorin, dhe kur masterin.

Të gjitha këto duhet të njehësohen zyrtarisht nga Ministria e Arsimit. Nëse nuk i ka, është problem i tij, por ai duhet të certifikohet si mashtrues zyrtar për biografinë e tij.

Është koha që presioni për ta bërë transparent të shkuarën e tij, duhet të jetë zyrtar, i përditshëm dhe i fortë deri në sqarimin e një gënjeshtre, nga e cila nis një histori mashtruesi në politikën shqiptare.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 11/03/2019 18:50

    Luli po per tu ber gjyqtar kolegeve te tu ne shqiperi ju deshenn 6muaj dhe i quajtem debila ne qe kemi vetem 2 pare mend po ti qe su bere dot per 12vjet???! Apo je si majko qe su be dot inginer ama kryeminister po.kush te ka genjyer qe te jesh mryeminister ste duhen ment. Prandaj tall b**hen rama me ty se e shikon qe nuk ka dale akoma nuk ka dale ndonje qe ka me shume mend se ai

    Përgjigju
    • Raimond vlonjati: 12/03/2019 01:35

      Basha eshte si ai injoranti skandaloz Caka, qe u be Minister i Jashtem , dhe qe kuptohet qe ato Diploma qe Caka paraqet i ka blere

  • Nuli: 10/03/2019 22:14

    Luli ka lexu (ndoshta)Nikolo Makjavelin dhe i duket vetja Principe,si Saliu qe e ka bo uje Manifestin e Partise si Marksist deri ne vdekje!

    Përgjigju
  • Dritan: 10/03/2019 21:15

    Ai studioi ligjin apo dashurinë? Ai duket se nuk ka shkallë. Nëse ai studionte ligjin në Europë, ai e anashkaloi ligjëratën e quajtur 'demokraci' dhe 'etikë'? Eja, është si një shaka!

    Përgjigju
  • Aber klar: 10/03/2019 19:15

    KryeMashtruesi,numer Eins,eshte Herr.Bashic,Danky vell!

    Përgjigju
  • Robshi: 10/03/2019 08:14

    Ore ka shume të këqija...por ka dhe një të mirë atë që kur të vijë në pushtet do të shkepe para mbrapa mashtruesit...një nga të cilët e kupton dhe vetë që je ti

    Përgjigju
    • Babalja: 10/03/2019 20:04

      @robshi ne dime qe gomari nuk fluturon, po ja qe ju te shqupit doni te na mbushni mendjen qe luli fluturon.

    • Robshi: 10/03/2019 16:05

      @shumeesakte do vije kur ta votosh ti se vjen një moment dhe i hapen sytë miletit...për momentin jemi vetëm në lindshmërine me te vogël që nga 1923...kur të bëhemi 1mil rob gjithësej do e kuptosh dhe ti që gomari nuk fluturon dhe do votosh jo djathtas por thjeshtë kundër pushtetit mashtrues...

    • shume e sakte: 10/03/2019 09:44

      ka shume te keqija.ka shme vjedhje ne kurriz.ka shume mashtrime.ka shume vrasje.ka shume dosje.ka shume gjyqe qe bente si goc e vogel dhe thoshte jam semur jam me perioda.por nuk na THE per kur e keni syrin te na vij ne PUSHT-et ku ylli o vocken ne ngritje??/ HAPU DHE HAPU DHE

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës