Një grua nga Nju Xhersi e cila u ndihmua nga një i pastrehë muajin e kaluar pasi kishte mbetur pa karburant në një rrugë kombëtare në Filadelfia ka mbledhur mbi 110,000 dollarë për lypsarin e mirë.

Kate McClure, 27 vjeçe, e nisi fushatën “GoFundMe” përpara 12 ditësh pasi ajo mbeti në mes të rrugës në “Interstate 95” dhe Johnny Bobbitt Jr, e ndihmoi me 20 dollarët e fundit që kishte.

Duke folur për “Philadelphia Inquirer”, McClure tha se ajo nuk dinte se çfarë të bënte kur mbeti në mes të rrugës ku nuk kalonte askush, pak përpara mesnatës. “Zemra desh po më dilte nga kraharori” – tha ajo.

Vajza telefonoi të dashurin e saj, Mark D'Amico, 38 vjeç, dhe i kërkoi që të shkonte ta merrte, por në atë moment Bobbitt Jr u shfaq mes errësirës dhe iu afrua makinës së saj.

Ish-veterani i Marinës ishte i shqetësuar për sigurinë e saj në mesin e rrugës dhe i kërkoi që t’i kyçte dyert dhe të qëndronte në makinë deri sa ai të shkonte për të marrë karburantin.

McClure, e cila punon për Departamentin e Transporteve në Nju Xhersi tha se ajo nuk kishte anjë para dhe nuk mund t’ia kthente ato Bobbitt-it atë natë. 'Vazhduam rrugën dhe jetët tona,' tha D’Amico. Por ditët e ardhshme çifti u kthye në rrugë disa herë për t’i dhënë atij para, veshje dhe ushqim.

Ata gjithashtu u njohën më mirë me të dhe folën për gjendjen e tij.  Johnny tha: "Po, e di se çfarë është fatkeqësia, por të më ndjeni, unë ndodhem këtu për shkakun tim. Nuk kam asnjë tjetër për të akuzuar veç vetes”, rrëfeu D’Amico.

D'Amico dhe McClure u shtangën që Bobbitt nuk donte të akuzonte ansjë për situatën e tij. “Më ngeli në mendje ai djalë. E mendoj gjatë gjithë kohës,' i shkroi D'Amico McClure-it.

'Oh Zot, edhe unë!' – ja ktheu McClure.

D’Amico mblodhi rroba të vjetra dimërore, një kapele të zezë, si dhe dorashka të zeza me izolim termik

'Ai u lumturua shumë,' tha D’Amico. 'Më shtrëngoi dorën mua dhe asaj i dha një përqafim të sinqertë”.

Çifti tha se ata u befasuan shumë nga dëshira e Bobbitt për t’i ndarë dhuratat e marra prej tyre me shokët e tij të pastrehë. Kjo, thanë ata, i frymëzoi që të bënin më shumë.

'Marku dhe unë u kthyem në makinë dhe nisëm të mendonim, po sikur t’ia ndryshonim jetën këtij djali”. Dhe kjo na solli idenë për të krijuar “GoFundMe”.

Pas disa vizitash, vajza nisi të mbledhë fonde me shpresën për t’i përdorur paratë për t’i gjetur një strehë 34-vjeçarit si dhe për t’i mbuluar shpenzimet e tjera.

Donacionet nisën mirë dhe fillimisht u mblodhën 10.000 dollarë.

Çifti tha se do t’i menaxhonte paratë për t’i gjetur atij strehë, si dhe do t’i jepte një kuotë mujore për të jetuar si fillim.

Bobbit kishte qenë një teknik municionesh në marinën amerikane dhe kishte ëndrra për t’u bërë doktor në fluturimet ajrore, por më pas 18 muajt e fundit jeta e tij mori një kthesë të papritur.

Ai pati probleme ekonomike, mbeti i pastrehë, humbi dashurinë, nisi drogën dhe pati probleme edhe me policinë.

Miqtë e tij thanë se ai ka një zemër të mirë dhe se kjo do ta ndihmonte.

Në Facebook ai shfaqet në disa foto të kohërave të lumtura, por duket se pas peripecive tani problemet i janë zgjidhur, falë çiftit bujar që ka mbledhur plot 110.000 dollarë për të.

[gallery]24827[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com