Historia e rrallë/ U godit në kokë dhe u la në rrugë, zonja që humbi kujtesën troket në Pa Gjurmë: Kush jam unë dhe nga vij?!

Zonja me flokë të thinjura, me sy të përhumbur dhe me ecjen e ngadaltë, që ndihmohet nga një bastun jeton në këtë qendër prej 7 vitesh. Ajo u gjet në vitin 2014 nga punonjës të policisë së Tiranës e shtrirë në rrugë, me dëmtime të rënda në kokë, ndërsa u dërgua mënjeherë drejt Siptalit të Traumës.

E moshuara, pa identitet qëndroi e shtruar për 3 muaj me rrallë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në epikrizën e daljes shkruhej se kishte humbur kujtesën. Pasi e moshuara u rehabilitua, Shërbimi Social e dërgoi në qendrën e të moshuarve në Poliçan. Ajo nuk mban mend emrin e saj dhe nuk është në gjendje të jap asnjë informacion për jetën.

I vetmi emër që ajo ka pëshpëritur rrallë është Ifete Sherifi, emër i cili iu vendos edhe në kartelën e spitalit. Mirela Përroj është një nga punonjëset sociale të këtij institucioni, e cila iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ me qëllim identifikimin e gruas, për të cilën askush nuk është interesuar deri më sot.

E moshuara ka ardhur si një rast urgjent nga Shërbimi Social, e cila u dërgua e shoqëruar nga policia në Spitalin e Traumës dhe është kuruar për tre muaj, për goditjen që ka patur. Në këtë gjendje, ajo nuk ka mundur të thotë as emrin dhe asnjë informacion rreth familjarëve të saj. Ky rast ka qenë në qendër të vëmendjes sonë, për të gjetur një shenjë identifikimi për këtë zonjë edhe pse kanë kaluar 7 vite. Shqetësimi më i madh yni është se kemi marr rastin më të keq për të, kur të vijë dita e saj e fundit dhe nuk dijmë si ta trajtojmë këtë person, sepse është e paidentifikuar, nuk dijmë si të procedojmë, si një njeri pa identitet. Nga të dhënat që e moshuara na ka dhënë në fillim shumë të pakta, që është shprehur me emrin Ifete Sherifi edhe në kartelën e spitalit është e paidentifikuar, por është shkruar i njëjti emër, të dhëna jo shumë të sakta. Nga epikriza e daljes shkruhet se ka qenë e paqartë, jokoshiente për atë që thoshte, nuk kishte informacion të saktë. Deri tani nuk është shfaqur asnjë familjar. Nisur nga të gjitha këto menduam t’i drejtohemi emisionit ’Pa Gjurmë’ për këdo që mund të ketë informacion për këtë zonjë.

Stafi udhëtoi drejt këtij qyteti, ku e ka takuar nga afër zonjën. Ajo foli shumë pak për mikrofonin e Report Tv dhe shumë pyetjeve të gazetarit e moshuara i’u përgjigj vetëm me fjalët: Nuk mbaj mend.

Zonja e paidentifikuar arriti të kujtonte disa detaje, por nuk mundej dot të lidhte emrat që rikujtonte me ngjarjet apo vendet ku kishte jetuar më parë.

Unë nuk mbaj mend emrin tim. Si quhem? Se di… Por më kujtohet që më thërrisnin Ifete Sherifi. Kujtoj se emrin i’a vendosa Kasem…..

(Qëndron në heshtje pak minuta dhe vazhdon të flasi)

Unë jam nga Tirana dhe kam punuar në sport. Po po në sport kam punuar me Skënder Bahollin, e mbaj mend shumë mirë këtë emër. E kam të vështirë të kujtoj të shkuarën, ndaj dua të mësoj emrin tim, të di nga vi, të di kush jam.

Qendra e të moshuarve në Poliçan i ka dërguar disa shkresa zyrtare Policisë së Shtetit me qëllim identifikimin e të moshuarës, gjë e cila nuk është bërë e mundur. Punonjësit e shërbimit social dyshojnë se emri Ifete Sherifi me të cilën është e rëgjistruar e moshuara mund të jetë identiteti i vërtetë i saj, kjo në bazë të përkimit të disa të dhënave.

Ne vendosëm t’i linim të njëjtin emër, me të cilin u paraqit, por gjatë aplikimit në gjendjen civile punonjësja vuri re se, ky emër ekziston në sistem, por ende nuk kemi verifikuar nëse është vërtetë zonja që ne kërkojmë Ifetja jonë, apo nëse bëhet fjalë për një tjetër të moshuar me të njëjtin emër. Në trungun familjar të zonjës me emrin Ifete Sherifi e divorcuar, pa fëmijë janë shënuar emrat e dy motrave M.H me vendbanim në Tiranë, L.C me venbanim në Mat, si dhe dy vëllezërve S.SH dhe A.SH me venbanim në Tiranë.

Punonjësit e kësaj qendre thonë se me kalimin e kohës e moshuara ka një kapacitet të ulet të vetëdijes, por gjithsesi gëzon shëndet të mirë. Shtëpia e të moshuarve në Poliçan është kthyer në një familje të dytë për shumë të braktisur nga mosha e tretë. Ata janë miqësuar me njëri tjetrin, ndërsa kanë gjetur mbështetje dhe ngrohtësinë e munguar.  

Emisioni i plotë

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'